E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vritet me plumb në gjoks shqiptari

FIRENCE- Një shqiptar është vrarë në qendër të Firences. Shqiptari 29 vjecar është qëlluar me një plumb në gjoks dhe ka ndërruar jetë në orën 04.15 minuta të mëngjesit të sotëm në spitalin Karexhia, ku ishte transportuar me autoambulancë . Dyshohet se krimi në zonën Arco të San Pierinos, në qendrën historike, të jetë kryer nga dy bashkëatdhetarë të viktimës.
Agjencia itlaiane ANSA e cila pubikoi lajmin nuk bën të ditur emrin e shqiptarit të vrarë por thotë se policia ka nisur kërkimet për dy autorët e vrasjes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›