Tina Tërner, miti i muzikës feston 70 vjetorin
Emri i saj është Ana Mae Bullok, ka lindur në Nutbush të SHBA-ve më 26 nëntor të vitit 1939 dhe mbush 70 vjeçe. Nëse ky emër nuk ju thotë asgjë, duhet ta dini se kjo zonjë në botën e muzikës njihet me emrin Tina Tërner. Nga “What’s Love Got to Do with It”, “Private Dancer” për të vazhduar me “The Best”, ka pasur pa dyshim një karrierë të suksesshme dhe mjaft premtuese. Është e vështirë të mendosh për një çast jetën e Tinës të mbushur plot me histori, por edhe me këngë që janë bërë hite botërore. Këngëtarja ka kënduar që në moshën 10-vjeçare në kishën e qytetit dhe për këtë nuk e ka pasur aspak problem të përzgjidhte ato krijime që i përshtateshin më mirë me vokalin. Në vitet ‘50, fillimi i viteve ‘60 ajo njihet me Ike Turner i cili do të bëhet bashkëshorti i saj. 5 vjet më vonë ajo divorcohet nga Ike i dhunshëm dhe fillon karrierën si soliste në vitin 1979, kur nxjerr në shitje albumin “Private Dancer”, i cili shiti në botë rreth 11 milionë kopje. Pamje agresive, këmbë të bukura, Tina ka ditur të magjepsë fansat e saj në mbarë botën. Kohët e fundit ajo tentoi të këndonte sërish live për t’i surprizuar të gjithë me pamjen dhe zërin e saj të mrekulleshëm.
27 Nentor 2009