E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo Di Kaprio rikthehet me Bar Rafaelin



Leonardo Di Kaprio dhe Bar Refaeli raportohet se kanë ringjallur romancën e tyre pasi kanë fluturuar së bashku në Bahame gjatë fundjavë. Zemërthyesi i Hollivudit, raportohet se e ka dërguar bukuroshen izraelite në “Baker’s Bay”, një resort ekskluziv në këtë vend turistik, gjatë javës së kaluar ku ata kanë qëndruar në vilën e tyre private. “Ata qëndruan në vilën e tyre. Qëndruan në atë vend së bashku gjithë fundjavën”,- ka thënë burimi për “New York”. Të gjithë besonin se historia e tyre kishte marrë fund përgjithmonë. Leonardo pasi u nda nga e dashura e tij tentoi të shoqërohej me një vajzë tjetër e cila ngjasonte me Rafaelin bukuroshe.

27 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›