E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 30-vjecari hidhet nga kati i 5, në kushtet e depresionit

TIRANË- Një 30-vjecar i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës së tij.

Mësohet se Taip Çiçi ka gjetur vdekje e menjëhershme nga përplasja e fortë që ka pësuar në kontaktin me tokën, për shkak të lartësisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona në orët e vona të mbrëmjes së sotme në sheshin 'Avni Rustemi'.

Trupi i pajetë i 30-vjecarit të vetëvrarë është dërguar në morgun e kryeqytetit.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se Cico e ka ndërmarë një akt të tillë në kushtet e depresionit të rëndë psikik, por ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e dërguan të riun të vetëvritej.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›