Maqedoni, shtohet numri i policëve nën hetim
Në Maqedoni është rritur në 60 numri i policëve të qytetit të Kumanovës që janë nën hetim, sepse dyshohet se mund të jenë të përfshirë në aktivitetet e paligjshme. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se edhe rreth 20 policë të tjerë në Kumanovë janë lëvizur nga postet që kanë pasur. Kjo lëvizje vjen pas veprimeve të ngjashme që u ndërmorën me rreth 40 policë të tjerë, ku përfshiheshin kryeshefa, shefa dikasteresh, si dhe policë të njësiteve speciale.
Thuhet se ata janë nën hetim, sepse dyshohet se mund të jenë të përfshirë në aktivitete ilegale. Ministrja e Punëve të Brendshme, Jordana Jankullovska, tha se asnjëherë në historinë e policisë maqedonase nuk ka pasur lëvizje të tilla. Këto veprime ndërmerren pas arrestimeve të më shumë se 20 personave javën që shkoi në qytetin e Kumanovës. Ata janë të akuzuar për kontrabandë duhani. Gjatë aksionit policia gjeti dhe sekuestroi 15 tonë cigare.