Kosovë, Thaçi vlerëson punën e mediave
PRISHTINë- Kryeministri Hashim Thaçi organizoi një pritje për gazetarët, me rastin e festave të fundvitit. Me këtë rast, Thaçi ka falënderuar gazetarët për punën e bërë gjatë vitit 2009, për kontributin e jashtëzakonshëm me prezantimin e gjithë procesit që Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses të plotë. “Ka qenë një vit i suksesit për shtetin tonë, për qytetarët. Ju falënderoj juve përfaqësuesit e gjitha mediave për prezantimin korrekt të punës së qeverisë, e po ashtu ju falënderoj edhe për vërejtjet dhe kritikat”, u shpreh kryeministri Thaçi. “Nëse ndokush meriton vlerësimin më të lartë gjatë këtij viti për gjitha angazhimet, ju jeni nga ata që meritoni këtë vlerësim më të lartë për klimën e krijuar të shprehjes së lirë, mediave të lira”, theksoi ai. Kryeministri Thaçi ritheksoi përkushtimin e përhershëm të tij dhe të qeverisë për partneritet të vazhdueshëm për kultivimin e medias së lirë në Kosovë.(m.a/expres/BalkanWeb)