E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten me armë 250 mijë lekët e kazinosë

ELBASAN - Një person i maskuar dhe i armatosur grabit me dhunë punonjësin e një kazinoje në qendër të qytetit të Elbasanit. 

Grabitja ka ndodhur në afërsi të vendit ku është i vendosur monumenti i Konstadin Kristoforidhit në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Nën kërcënimin e armës, personi i maskuar i ka marrë çantën ku punonjësi mbante gjithë xhiron e natës, që kapte shifrën e rreth 250 mijë lekëve. Më pas ai është larguar me një makinë pa targa. Menjëherë policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas marrjes së dëshmive të punonjësit që u grabit dhe të kolegëve të tij, policia ka shoqëruar disa të dyshuar si grabitës. Sipas policisë, po hetohen disa pista të kësaj grabitjeje por dyshimi më i madh është që autor i saj të jetë ndonjë klient i kësaj kazinoje, i cili mund të ketë humbur shuma të mëdha gjatë ditëve të fundit.                      a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›