Maqedonia, bisedimet per emrin nisin ne prill
SHKUP- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshovski ka bërë të ditur se negociatat e radhës për emrin e Maqedonisë do të rifillojnë nga mesi i muajit prillit.
Kjo është periudha kur edhe pritet që ndërmjetësi Matthew Nimetz të bëjë një propozim, mbi të cilin palët do të duhet të prononcohen.
Lajmi u bë i ditur gjatë viztës në Shkup të Ministrit të jashtëm hungarez Peter Ballash.
Z. Ballash, vendi i të cilit është anëtare edhe e NATO-s edhe BE-së, bëri thirrje që çështja e emrit të zgidhet sa më shpejt.
Ndërkohë mesazhe të ngjashme në aktivitetet të tjera dhanë edhe ambasadorët e Francës dhe Holandës në Maqedoni.
Vëzhguesit thonë se gjatë javëve në vijim do të shtohet presioni ndërkombëtar, përfaqësues të të cilit duan që çështja e emrit të zgjidhet sa më parë që Maqedonia të mund të përfshihet në strukturat euro-atlantike.
(s.g/bbc/BalkanWeb)