Tre në pranga, qëlluan policinë
• SHIJAK - Tre shtetas nga Shijaku dhe Sukthi janë prangosur teksa udhëtonin në rrugën e vjetër Durrës-Tiranë.Ismail Nuredini, Bledar Kusi dhe Denis Vrijoni janë arrestuar në të dalë të “Katër rrugëve” të Shijakut, pasi i bënë rezistencë patrullës së policisë, e cila kishte ngritur një postbllok në atë segment. Arrestimi i tyre është kryer në orën 03:30, vetëm pak kohë pasi po përshkonin me autoveturën me targë tip “Golf” TR 51 23 C rrugën e vjetër që të çon në Tiranë. Këta persona nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Kriminale për kontroll, madje i kanë kanosur këta të fundit duke qëlluar me armë zjarri e më pas janë larguar me shpejtësi me automjetin e tyre. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Kadri Kusi (babai i Bledar Kusit), policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu të prodhimit turk dhe 23 copë fishekë, të cilët kryefamiljari i mbante pa leje. Ndaj shtetasit Kadri Kusi filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të gjahut. Sipas burimeve mësohet se bëhet fjalë për të njëjtën armë me të cilën tre të arrestuarit kanosën policët. o.u