Skandal në Bullgari, spiunët përgjojnë median
SOFJE - Pjesa më e madhe e mediave bullgare janë spiunuar nga agjencia e sigurimit të shtetit, në një përpjekje të qeverisë për të vendosur kontrollin e plotë ndaj tyre. Akuzat janë bërë të ditura dje nga një parti opozitare në Sofje. Deputeti Atanas Atanasov i Partisë Demokrate për një Bullgari të Fortë, tha dje se agjencia e sigurimit të shtetit ka monitoruar punën e të gjitha mediave në vend. Deputetët e kësaj partie kërkuan do-rëheqjen e menjëhershme të shefit të "FBI-së bullgare", Petko Sertov. Skandali u publikua në një kohë kur vetë kryeministri Sergei Stanishev sapo ka pranuar se agjencia kombëtare e sigurimit ka përgjuar telefonat e shumë deputetëve.
(s.g/BalkanWeb)