Maqedonia shpreson te BE
Autoritetet shtetërore maqedonase shpresojnë që Komisioni Europian, brenda pak javësh, të rekomandojë një datë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. Por, analistët në Shkup vlerësojnë se gjasat për këtë janë të vogla. Nga ana tjetër, nga Brukseli vijnë paralajmërime për një ‘raport progresi‘ pozitiv për Maqedoninë mbi arritjet e vitit të fundit për këtë republikë.