Analistët: Paqartësitë rreth protokollit
Paqartësitë rreth nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet misionit të Bashkimit Europian për forcimin e sundimit të ligjit, EULEX, dhe qeverisë së Serbisë, kanë filluar të kristalizohen, thonë analistët politikë. Sipas tyre, protokolli mund edhe të ndryshohet, për të siguruar bekimin e Prishtinës.
Qëndrimet dhe interesat e palëve për nënshkrimin e një protokolli të tillë, siç thonë ata, po marrin forma të qarta, ndërsa po dalin në pah edhe arsyet për kundërshtimin e deritashëm të institucioneve kosovare dhe kërkesat e tyre në këtë drejtim.
Analisti Ramush Tahiri thotë se, ndonëse për arsye të ndryshme, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë do të ishte një ndihmesë, sikurse për EULEX-in, ashtu dhe për Serbinë. Sipas tij, nënshkrimi i një protokolli të tillë hyn në kuadër të kritereve për liberalizim vizash me BE-në. Në anën tjetër, siç thotë ai, institucionet kosovare duan që të respektohet sovraniteti i shtetit.
"Nëse arrihet marrëveshja teknike, në të cilën e japin mendimin dhe pëlqimin paraprak institucionet e Kosovës se nuk prek sovranitetin, integritetin dhe nuk prek ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë, prapë është në rregull dhe e gjithë puna është që, megjithatë, të arrihet një marrëveshje që të mos bllokohet EULEX-i, por, gjithashtu, të mos bllokohen edhe institucionet e Kosovës", u shpreh Tahiri.
Analisti Driton Lajçi, ndërkaq, nuk e përjashton mundësinë që protokolli të ndryshohet për të marrë pëlqimin e Prishtinës zyrtare. "Do të ketë marrëveshje, a nënshkruhet a nuk nënshkruhet, është temë tjetër. Ajo është pjesë e modaliteteve që do t‘i propozojë dhe do t‘i gjejë EULEX-i, marrëveshje do të ketë, do të duhej të ketë në mes të këtyre tre aktorëve me rëndësi në Ballkan", tha Lajçi.
Për zotin Tahiri, janë dy opsione se si të dilet nga situata e krijuar nga kundërshtimi i Prishtinës zyrtare dhe këmbëngulja e Bashkimit Europian në lidhje me protokollin për polici ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. Njëra mundësi, sipas tij, është që fillimisht të arrihet një marrëveshje ndërmjet misionit për sundimin e ligjit të BE-së dhe qeverisë së Serbisë, e më pas të shtohet edhe nënshkrimi i Kosovës si palë e tretë.
Ndërsa, për mundësinë tjetër, Tahiri thotë: "Çështja duhet të zgjidhet, duhet një bashkëpunim në veri, për të gjitha çështjet, të cilat bisedohen ndërmjet dy shteteve se ai, megjithatë është kufi shtetëror".