Ndërrohet komanda e KFOR dhe konfirmohen shkurtimet
Zyrtarë të lartë të NATO-s thanë sot në Prishtinë se Aleanca është e vendosur të shkurtojë praninë e saj ushtarake në Kosovë në pajtim me gjendjen e sigurisë dhe kalimin e përgjegjësive te mekanizmat vendas. Këto komente u bënë gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së forcave paqeruajtëse në Kosovë. Gjenerali gjerman, Markus Bentler, mori sot këtë post nga gjenerali italian, Giusseppe Emilio Gaj, dhe bashkë me postin edhe detyrën për të përmbushur procesin e shkurtimit të trupave të KFOR-it. Komandanti i forcave të bashkuara të NATO-s me seli në Napoli, admirali amerikan, Marc Fitzgerlad, tha se deri në janar të vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbeten më pak se 10 mijë nga 13 mijë e 500 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse. "Duke pasur parasysh tërë çfarë ka ndodhur gjatë një viti e gjysmë, NATO-ja ka ardhur në përfundim se është koha të fillojë me shkurtimin e trupave, duke i lejuar policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës që të fillojnë të marrin disa nga përgjegjësitë që i takonin KFOR-it", tha admirali amerikan.
Me këtë proces duhet të përballet komandanti i katërmbëdhjetë me radhë i KFOR-it, Marcus Bentler, i cili u zotua për bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe me praninë civile ndërkombëtare. "Mbi të gjitha do të punoj për krijimin dhe shtyrjen përpara të procesit të ruajtjes së një mjedisi të sigurt, ndonëse kjo është sfidë më e madhe meqë duhet të bëhet me më pak trupa", tha gjenerali Bentler.
Dhjetë vjet më parë rreth 50 mijë trupa të NATO-s u vendosën në Kosovë duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare. Nëntë vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë e saj duke nxitur kundërshtimin e ashpër të Beogradit, i cili është zotuar se nuk do ta njohë asnjëherë shtetin e ri të cilin e kanë njohur deri tash 62 vende të botës. Presidenti Fatmir Sejdiu, i cili dekoroi komandantin e deritashëm, Emilio Gaj, me medaljen ushtarake, tha se hyrja e NATO-s ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Zyrtarët e NATO-s janë zotuar se numri i trupave do të shkurtohet në pajtim me shkallën e përmirësimit të gjendjes së sigurisë në vend, të cilën e kanë cilësuar të qëndrueshme me gjithë disa incidente të ditëve të fundit në veriun e vendit, ku edhe mbrëmë është regjistruar një shpërthim por pa pasoja në njerëz.
Institucionet e Kosovës presin që, krahas shkurtimit të trupave të NATO-s, të forcohen mekanizmat vendas të sigurisë, posaçërisht Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë të armatosur lehtë.