Bashkimi Anglishtfolës, Berisha President nderi
Kryeministri Sali Berisha takoi dje lordin Alan Watson, kryetar i Bashkimit Anglishtfolës, organizata më e madhe anglishtfolëse në botë, e cila shtrihet në më se 50 vende. Lordi Watson ndodhet për vizitë në vendin tonë me rastin e lançimit zyrtar të përfaqësimit të Bashkimit Anglishtfolës në Shqipëri, gjatë ceremonisë së të cilit, Kryeministrit Berisha i është dhënë edhe certifikata e Presidentit të Nderit të Bashkimit Anglishtfolës për Shqipërinë.
Kryeministri Berisha theksoi se në mandatin që sapo ka filluar, qeveria shqiptare do t‘i kushtojë një rëndësi të veçantë promovimit të mësimit të gjuhës angleze edhe për moshat parashkollore. Kryeministri Berisha i bëri me dije Lordit Watson për angazhimin e qeverisë shqiptare për promovimin e mëtejshëm të gjuhës angleze në vend, si brenda institucioneve arsimore, ashtu edhe me gjerë. Në këtë aspekt, Kryeministri Berisha theksoi arritjet e qeverisë shqiptare në fushën e arsimit gjatë katër viteve të shkuara si futja e internetit në të gjitha shkollat e vendit.