E Diel, 1 Nëntor 2026

Cërvenkovski: Do të paguajmë çmim të lartë

Shkup -Greqia nuk humb asgjë me zvarritjen e bisedimeve, ndërsa Maqedonia e anulon pranimin e saj në Bashkimin Evropian me çka paguan çmim shumë të lartë. Kështu deklaroi të martën presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski, pas takimit me kolegun e tij slloven Danillo Tirk.
Sipas Cërvenkovskit negociatat maqedono-greke për emrin “nuk zhvillohen me temp që do të zgjonte optimizëm për zgjidhje të shpejtë”.

Nga ana e tij presidenti slloven Danillo Tirk theksoi se Sllovenia tërësisht e mbështet Maqedoninë për anëtarësim në BE dhe NATO. Sipas Tirk, Maqedonia dhe Greqia duhet të gjejnë kompromis rreth problemit që Greqia e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë, në kuadër të Kombeve të Bashkuara. /lajmpress/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›