Kosova, Ischinger: Moska mund të ndryshojë qëndrim
Berlin - Ish-përfaqësuesi evropian në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, Wolfgang Ischinger, ka deklaruar se përmirësimi raporteve mes Uashingtonit dhe Moskës mund të ndikojë edhe në ndryshimin e qëndrimit rus ndaj Kosovës. “Mendoj se në Kosovë ka pasur vështirësi edhe për shkak të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe Moskës. Fillimi i ri në këto raporte, hap shanse të reja për marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale. Askush nuk duhet të dyshojë se po vjen një kohë e re në raportet mes SHBA-së dhe Rusisë. Besoj se kjo do të reflektohet edhe në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin”,-theksoi Ischinger në një intervistë për Radion Deutsche Welle.
Këtë konstatim Ischinger e nxjerr nga konferenca e fundit e Munihut, ku ishte vetë prezent, dhe ku SHBA-ja i ofroi Rusisë, oferta të reja në çështjen e armatimit, Iranit, Afganistanit... “Reagimi i Moskës ishte shumë pozitiv. Prandaj, besoj se në javët e ardhshme do të kemi ndryshime serioze në raportet mes Uashingtonit dhe Moskës”, ka thënë ai.
Ndërkaq i pyetur për mundësinë e ndryshimit të qëndrimin të Rusisë edhe ndaj Kosovës, Ischinger tha se “askush nuk mund ta përjashtojë një gjë të tillë. Nuk pres ndryshimin e shpejtë të qëndrimit të Rusisë ndaj Kosovës, por mendoj se gjërat do të qetësohen dhe se në vitet e ardhshme pozicionet e Moskës dhe Uashingtonit do të afrohen edhe në çështjen e Kosovës. Kjo do të ishte mirë, sepse do t'i kontribuonte stabilizimit të gjendjes dhe forcimit të rolit të Kosovës së pavarur në rajon”, ka thënë ai.