Liderët botërorë mbështesin Kosovën në ditën e pavarësisë
Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë ka marrë mesazhe urimi nga Presidenti Federal i Republikës së Austrisë Heinz Fischer, Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk, si dhe nga Soren Jessen-Petersen.
President Federal i Republikës së Austrisë, Fischer në mesazhin e tij thekson se “me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t'Ju përcjell urimet e mia më të përzemërta. Shfrytëzojë këtë rast t'Ju uroj mirëqenie si dhe të ardhme të lumtur për popullin e Kosovës”.
Të njëjtin urim ka përcjellë edhe President i Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk i cili ndër të tjera thekson se “Kam mirëpritur vendimin Tuaj që të hapni ambasadë në Republikën e Sllovenisë dhe jam i bindur që kjo do të shtojë marrëdhëniet midis Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e ekonomisë”.
Në mesahzin e tij, ish përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen vlerësoi mënyrën se si lidershipi politik dhe populli i Kosovës kanë menaxhuar në shumë momente të vështira gjatë vitit. “Pjekuria, dinjiteti dhe durimi që gjithnjë më kanë lënë përshtypje kur kam qenë në Kosovë janë demonstruar edhe njëherë nga njerëzit e mrekullueshëm të vendit Tuaj. Jam i bindur se dymbëdhjetë muajt e ardhshëm do të shpiejnë në konsolidimin e mëtejmë të demokracisë së re të Kosovës dhe se do të ketë progres të mëtejmë në shumë fusha përfshirë njohjet ndërkombëtare të Kosovës si dhe në fushën e ekonomisë. Ju mund të mbështeteni tek miqtë Tuaj dhe natyrisht veten time, për të vazhduar promovimin e Kosovës, aspiratave dhe nevojave të saj në arenën ndërkombëtare”, përfundoi ai.