E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney kthehet me gol

Skuadra e Manchester Unitedit e ka mposhtur Fulhamin në ndeshjen e mbetur pazhvilluar të Ligës Premier duke përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në tabelë. Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Old Trafford, ndërmjet kampionëve të Premiershipit dhe skuadrës së Fulhamit, Djajtë e Kuq arritën të shënojnë fitore me rezultat 3-0. Goli i parë erdhi në minutat e para të ndeshjes (12'), ndërsa golashënues ishte veterani Paul Scholes. Sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov, dyfishoi epërsinë (30') duke bërë të qartë se vendasit i dëshirojnë të tre pikët nga kjo përballje. Për desert u kujdes sulmuesi anglez, Wayne Rooney, i cili u kthye nga lëndimi me gol. Rooneyt iu deshën vetëm tre minuta në fushë për t'u shënuar në listën e golashënuesve (63'). Me këtë fitore, United ngjitet në kuotën e 59-të pikëve, pesë më shumë se Liverpooli që gjendet në pozitën e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›