Maqedoni,përplasje për kishën në qendër të Shkupit
Një grup të rinjsh nuk janë lejuar në qendër të qytetit të Shkupit për të protestuar kundër ndërtimit të një kishe në sheshin e qytetit.Ata janë sulmuar fizikisht dhe me fjalë ofenduese nga qytetarë që e kanë quajtur veten "të krishterë".Protesuesit kundër ndërtimit të kishës janë etiketuar edhe si "shqiptarë", për shkak të qëndrimeve të tyre se kisha nuk duhet të ndërtohet në sheshin e qytetit.Pas incidentit ku pati disa të lënduar lehtë dhe ku ndërhyri policia, u përfshi edhe politika.Nga opozita ngjarjen e quajtën "fashizëm", u konsiderua përgjegjës kryeministri, Nikolla Gruevski dhe u kërkua menjëherë dorëheqja e ministres së brendshme, Gordana Jankullovska.Kryeministri i hodhi poshtë akuzat se partia e tij, VMRO-DPMNE, qëndron pas dhunës së ushtruar ndaj atyre që janë kundër ndërtimit të kishës, duke thënë se protestat janë të inicuara nga opozita.Ndërtimi i objektit fetar orthodoks ishte ide e vetë kryeministrit Gruevski.Kisha është planifikuar të ndërtohet mbi atë që konsiderohet vendi ku ka qënë shtëpia e lindjes së Nënë Terezës.Incidenti në qendër të Shkupit ndodh në kohën më të nxehtë të fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe lokale, para votimit në raundin e dytë, të djelën më 5 prill.