E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini dënon largimin e trupave të Spanjës nga Kosova

Ministri i Jashtëm i Italise, Franco Frattini u ka kujtuar kolegëve të tij gjatë takimit në Hluboka se misioni ndërkombëtar në Kosovë duhet të vazhdojë të punojë me të njëjtin intensitet.Këtë deklarate Frattini e ka bërë pas njoftimit të Spanjës për të tërhequr trupat nga Kosova. "Në Kosovë ka liri të madhe veprimi, pasi vendet mund të largohen kur të duan. Nuk duhet të mendojme se nesër do largohemi sepse nevojitet ende një impenjim i madh politik që të shoqëroje misionin e Eulex-it", nënvizoi kreu i diplomacisë italiane. Sipas Frattinit, Spanja kishte garantuar se do të tërhiqte trupat e saj nga Kosova në mënyrë graduale. Për herë të parë pas tërheqjes së Spanjës, një nga vendet e BE-së reagon për këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›