Preteni:Kosova të luftojë korrupsionin

Për shefin e Agjencisë Kundër korrupsionit Hasan Preteni, nuk ka asnjë dyshim. Në Kosovë ka korrupsion dhe ai po ushtron ndikim në shumë fusha të jetës në vend. Në një bisedë për Zërin e Amerikës Preteni thotë se të gjitha institucionet, por edhe qytetarët e vendit duhet të punojnë për të luftuar korrupsionin si një e keqe me ndikim shumë negativ në jetën e të gjithëve."Po ndikon në barazinë sociale, në konkurrencën, në rritjen ekonomike, në besueshmërinë e përgjithshme të qytetarëve te institucionet tona, po ndikon në moral, në besimin e shteteve të zhvilluara të perëndimit që të bashkëpunojnë me Kosovën. Domethënë kjo e keqe po ndikon në të gjitha fushat e jetës", theksoi Preteni. Ai thotë se kudo ku është paraja publike ka edhe korrupsion dhe kjo dukuri ndodhë në të gjitha nivelet e pushtetit. Por, më e keqja sipas tij, është fakti se të dhënat e agjencisë flasin për shkallë të dukshme të korrupsionit në gjyqësi.Agjencia Kundër korrupsionit e cila ka më shumë se dy vjet që vepron në Kosovë ka mbledhur një numër materialesh për këtë dukuri.Por, nga të gjitha rastet e paraqitura ende nuk ka asnjë rast te gjykimit të veprimeve, thotë Preteni, agjencia e të cilit ka nënshkruar edhe një marrëveshje mirëkuptimi me prokurorinë e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë.