E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqo Lakrori, mesazh kreut të PS-së: “Më fal Edi, që mora kaq shumë vota”

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në PS-së konfirmuan dje se Edi Rama nuk ka mundur ët sigurojë 99.99 për qind të votave për rikonfirmim e tij si kryetar i PS-së, për pjesën e mandatit të mbetur.
Më shumë se sa vetë Edi Rama, mosarritje e kësaj shifre, mësohet se ka bërë të ndjehet keq, kandidatin rival, sa për numër, Maqo Lakrorin.
Duke e konsideruar veten shkaktar të këtij mossuksesi të Edi Ramës në kufijtë e 99.99 për qindëshit, pavarësisht përpjekjeve ëpr moslejimin e degjenerimit të imazhit të tij në publik, mësohet se dje, Maqo Lakrori i ka dërguar një mesazh konfidencial Edi Ramës, nëpërmjet të cilit i kërkonte ndjesë që kishte marrë aq shumë vota, sa për të mos i dhënë mundësi atij kandidati tjetër të fitonte “bindshëm”.
“Më fal Edi Rama, që kam marrë kaq shumë vota”, mësohet të ketë qenë mesazhi që Maqo Lakrori, “zemërthyer”, i ka dërguar dje Edi Ramës.
Maqo Lakrori, ishte kandidati që Edi Rama vetë  kishte zgjedhur për ta pasur rivalë në garën për kreun e PS-së. Hyrja e Maqo Lakrorit në garë, mësohet se u pa si domosdoshmëri pas rrezikut që Edi Rama të ngelej pa rival në një garë, fundi i së cilës dihej. Ngelja pa rival, më shumë se çdo gjë, do të thoshte injorim dhe degjenerim për procesin e stisur të votimit, sipas parimit “një anëtar një votë”. Në kushtet kur përballë arrogancës ë Edi Ramës, askush nuk pranoi të hynte në një garë të pabarabartë për kreun e PS-së, vetë Edi Rama, mësohet se ka zgjedhur dhe ka “emëruar” Maqo Lakrorin, si kandidat rival, “kundërshtar” në këtë garë.
Maqo Lakrori, mësohet se e kishte pranuar këtë “emërim” si kandidat rival i Edi Ramës, me një kusht të vetëm; “që të mos ia rrëzonin publikisht imazhin”. Pas këtij premtimi, si dhe marrjes përsipër nga Edi Rama të shpenzimeve të transportit të Maqo Lakrorit, në ditët e fushatës, saktësisht duke e marrë në makinën e tij, kandidati rival pranoi “sfidën”, ku e kishin emëruar për të marrë pjesë.
Por, ndërsa Maqo Lakrori kishte merak imazhin e tij publik, brenda vetes, dje u mësua se ai ka pësuar një “shock”, kur ka mësuar se votat që ai ka marrë në garën që hyri si me të qeshur, ka marrë “aq shumë vota”, sa i ka prishur punë Edi Ramës, aq sa të mos merrte 99.99 për qind të votave, sikurse merrnin paraardhësit e tij gjenetikë.
Ndërkohë, mësohet nga njerëz nga stafi i fushatës së Maqo Lakrorit, se ky do ta pranojë rezultatin dhe se nuk do e kontestojë atë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›