Meta: Jemi maksimalisht të angazhuar për çështjen e liberalizmit të vizave të Shqipërisë me BE-në

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, gjatë interviste me Zërin e Amërikës deklaroi se “ në takimet shumëpalëshe që kemi pasur në këtë sesion vjetor të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, qëllimi dhe angazhimi ynë kryesor është çështja e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me Bashkimin Europian”. Natyrisht tha Meta “ një tjetër çëshje themelore që ka dominuar axhendën tonë është edhe nxitja e mëtejshme e përkrahjes së vendeve anëtare të BE-së , për të përparuar në procesin e aplikimit si vend kandidat për në BE”. Zv Kryeministri Meta ka nënvizuar gjatë kësaj interviste se “ një pjesë e mirë e takimeve kanë qenë edhe në funksion të çështjes së Kosovës, për vazhdimin e procesit të njohjes ndërkombëtare të saj , çështje për të cilën qeveria shqiptare ka qenë dhe do të jetë shumë e angazhuar “ duke shtuar se “ do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë edhe me qeverinë e Kosovës dhe njëkohësisht më ndërkombëtarët, të cilët janë të bindur më shumë se kurrë se njohja tërësisht e shtetit të Kosovës është faktor stabiliteti në rajon”. Lidhur me të rejat që ka sjellë hyrja e LSI-së në koalicion me PD-në për formimin e qeverisë Meta theksoi se “ natyrisht risia qëndron që për herë të parë në Shqipëri, bëhen koalicione të tilla ndërmjet të djathtës dhe të majtës ,për shkak edhe të sistemit proporcional që u aplikua për herë të parë “ por mbi të gjitha bëri me dije Meta “ ky është një koalicion që është bërë mbi bazën e një marrëveshjeje politike dhe programore në interes gjithnjë të Shqipërisë". Në këtë kontekst tha Meta “LSI tregoi edhe njëherë që është një forcë progresiste e majtë, e cila me hyrjen në koalicion me PD-në shfaqi që është e larguar nga dogmat që nuk e .ndihmojnë aspak politikën shqiptare dhe që do të afrojë me ëndrrën e madhe të shqiptarëve për integrimin në BE. Lidhur me zhvillimet e zgjedhjeve të djeshme për kreun e PS-së Meta tha se “ për mua nuk është e rëndësishme që socialistët zgjedhin Ramën apo Lakrorin , është rëndësishme që socialistët të zgjedhin rrugën e Europës duke i dhënë fund bojkotit të Parlamentit dhe për t’u bërë pjesë e reformave dhe sfidave që e presin Shqipërinë”.
...