Triumf i Angela Merkelit në Gjermani - mendohet të formojë e vetme koalicionin e ri qeveritar
Kristiandemokratët e së djathtës kanë regjistruar sukses në zgjedhjet e përgjithshme, duke marrë votat e duhura në të gjitha rajonet që konsideroheshin si kështjellat e tyre elektorale dhe duke ngritur shinat e një koalicioni të ri qeveritar vetëm me liberalët, pa iu drejtuar një koalicioni të panatyrshëm me socialdemokratët
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka korrur një triumf në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, duke thelluar epërsinë e katër viteve më parë, por edhe duke krijuar mundësitë për krijimin e një koalicioni mes të djathtëve dhe liberalëve, duke e nxjerrë vendin nga dara e koalicionit të madh që qeveriso vendin gjatë katër viteve të shkuara. Exit-pollet e para, menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit, në orën 18 e nxorën koalicionin Cdu/Csu të udhëhequr nga kancelarja Merkel me një rezultat të pritshëm prej 33,5%. Ndërkaq, socialdemokratët e ministrit të jashtëm Frank-Ëalter Steinmeier parashikohet të mos arrijnë më shumë se 23,5%. Në mënyrë disi të papritur, liberalët e Guido Ëesterëelle regjistrojnë një rezultat prej afro 15 %, duke përvijuar mundësinë e një koalicioni që s’do të detyrojë një koalicion të gjerë, i cili disi edhe mund të bllokojë reformat që shpresohet ta nxirrnin vendin nga kriza. Siç edhe besohej, partitë e ekstremeve në të dyja krahët kanë korrur sërish rezultate shumë të mira, bile edhe më të mira sesa parashikimet, çka duket se ka shkuar në dëm të rezultateve të shpresuara të socialdemokratëve. Sipas exit-polleve të para, kanë përparuar e majta ekstreme si dhe ekologjistët. E majta që njihet me emrin “Linke” ka totalizuar një rezultat prej 13%, nga 8,7% që regjistroi në 2005, ndërkohë që të gjelbrit mendohet të marrin rreth 10% të votave, nga 8,1% që morën në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Pjesëmarrja në votime u vlerësua më e ulët në krahasim më zgjedhjet e shkuara, dhe në një vështrim të parë, analistët u shprehën se bojkoti vlerësonte disi ndëshkimin e zgjedhësve ndaj mungesës së alternativave të paraqitura në këto zgjedhje. Mes votuesve me të drejtë vote gjendeshin 3,5 milionë veta që e kishin për herë të parë ushtrimin e të drejtës së votës. Qytetarët gjermanë ishin ftuar t’i jepnin votat e tyre në 88 mijë qendra votimi.
...