E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon farsa në PS; Edvini konkurron statistikat e Enverit, siç parashikuam, për Maqon la veç një statistikë njëshifrore

Farsës së zgjedhjeve socialiste sot i ka ardhur fundi dhe siç kishte parashikuar edhe gazeta “55”, Edvini kishte ruajtur për “rivalin” e tij veç një statistikë njëshifrore. Aq i duhej për të mbajtur në këmbë farsën, por edhe për t’i ulur pazarin Maqos, i cili s’mund t’i kërkojë shumë gjëra, pas përfundimit të farsës. Selia e PS-së publikoi sot pas mesdite, të dhënat që ajo i quan “rezultatet paraprake për kryetarin e ri”. Të dhënat nga 20 rrethe në vend nga Komisioni i Zgjedhjeve në PS, thuhet në raportimin zyrtar për farsën e “një anëtar - një votë”, tregojnë se kandidati për kryetar Edi Rama kryeson me 93% të votave. Kandidati përballe tij, Maqo Lakrori mori vetëm 6.7% të votave të anëtarëve socialistë në shkallë vendi. Komisioni i Zgjedhjeve në PS bëri të ditur gjithashtu se pjesëmarrja në votim ka qënë e kënaqshme, plot 65%. Vlen për t’u përmendur se e dhëna e pjesëmarrjes u publikua qysh mbrëmë, sapo u mbyll orari zyrtar, duke konfirmuar se shifra kishte qenë e paracaktuar dhe s’do të lejohej të përdorej nga rivalët e vërtetë të Edvinit në PS, të cilët kishin bërë thirrje për ta bojkotuar farsën që do të sanksiononte uzurpimin e së majtës nga ana e Edvinit dhe e ylberistëve të tij në PSD, PDS apo G99.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›