Maradona: “Vajzat më detyruan të lija drogën”
Trajneri i Kombëtares së Argjentinës: “Kam gjashtë vjet që nuk e konsumoj”. “Dora e Zotit”: “Kujtoj fitoren ndaj Anglisë, por dhe makthin kundër Bolivisë”
Diego Maradona, trajneri i Kombëtares së Argjentinës dhe një prej futbollistëve më të mirë të gjithë kohërave, ka rrëfyer gjithçka për jetën e tij, nga ndarja prej gjashtë vjetësh me drogën, por dhe për aspiratat e ekipit që ai drejton në Botërorin e “Afrikës së Jugut 2010”. “Jam ulur në buzë të lumit Pedra dhe kam qarë”, - tha Maradona. E më pas dhe rrëfimi i madh: “Kam gjashtë vjet liri nga ‘tuneli’ i drogës. Dhjetë ditë më parë festova gjashtë vjet pa konsumuar drogë. Dhe ia dola falë vajzave të mija Dalma dhe Xhanina. Pa ato, nuk do t’ia dilja kurrë. Isha shumë keq”, - deklaroi ish “Pibe de Oro”, gjatë një rrëfimi televiziv për mikrofonat e Suzana Gimenez. “Goditjen e mora kur dola nga klinika. Dalma më tregoi që, ndërsa isha i shtruar në spital duke bërë terapi intensive, Xhanina më tërhiqte nga pizhamet. Më kërkonte të jetoja për të, më thoshte se isha babai i saj dhe kishte nevojë për mua”, - tregoi trajneri i Argjentinës, duke iu rikthyer episodeve të gjashtë viteve më parë. Ndërkohë që shtypi argjentinas vazhdon të spekulojë për listën e të thirrurve që Maradona do të çojë në Botërorin e Afrikës së Jugut, trajneri i përfaqësueses shfrytëzoi programin televiziv më popullor të së dielës amerikanojugore për të promovuar argjentinasit si kampionët e mundshëm të botës pas pothuajse 25 vjetësh. “Pas fitores kundër Gjermanisë të gjithë e kuptuan se nuk mund të nënvlerësojnë Argjentinën. Materiali është dhe dëshira për të bërë mirë e punuar pastër ekziston. Unë jam trajner, tani është radha e djemve”. Në videoprojeksion, ndërkaq, kalonin imazhet nga karriera futbollistike si lojtar: moment perfekt për Maradonën, i cili përfitoi për të pasur më shumë kurajë në stolin e Argjentinës. “Do të ishte e rehatshme të zgjohesha çdo mëngjes me kujtimin e fitores 2-1 kundër Anglisë e të qëndroja i ulur mbi lavdinë time, pa pasur mundësi të përjetoja makthin e humbjes 6-1 kundër Bolivisë. Por jo, ky nuk do të isha unë”, - përfundoi trajneri i Argjentinës. Historia e pafundme e ish “Pibe de Oro”, sigurisht nuk përfundon këtu. Kapitulli i ardhshëm do të jetë në Afrikën e Jugut...
Ançeloti: “Dua të jem si Murinjo”
Trajneri i Çelsit ka fituar 11 trofe në karrierën e tij, ai i Interit, 15
Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, fitoi kampionatin anglez në vitin e tij të parë si i punësuar te klubi londinez i miliarderit rus, Roman Abramoviç. Por, ish-trajneri i Milanit e thotë qartë: “Ky është kampionati im i parë, por tani shpresoj që mund të bëj atë që bëri Murinjo, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme këtu (në Angli), duke fituar dy kampionate rresht. Ishte një kampionat fantastik. Dhamë maksimumin, por dhe unë dhashë maksimumin për këtë klub. Gjeta një klub të mrekullueshëm, tifozë të pabesueshëm. E merituam. Jemi të lumtur”. Ky ishte kampionati i katërt i fituar nga Çelsi (1955, 2005, 2006 e 2010), ky dy prej tyre (2005, 2006) janë fituar duke pasur trajnerin aktual të Interit në bankinë. Për vetë Ançelotin ky ishte titulli i 11-të në karrierën e tij (Murinjo ka fituar 15).
Morati: “Jam i lumtur”
Presidenti i Interit pret fitimin e kampionatit. Ish-i Berti: “Favoritë në Madrid”
Në shtëpinë e Interit nuk duan të mendojnë aspak në lidhje me të ardhmen e trajnerit Hoze Murinjo jashtë Italisë, por për fitimin e Serisë A dhe të Ligës së Kampionëve. Ishte vetë presidenti zikaltër, Masimo Morati, që e tha qartë: “Ne mendojmë sinqerisht për të përfunduar kampionatin. Të gjitha të tjerat i mendojnë ata që janë jashtë klubit. Askush nuk do të prishë marrëveshjen, as Murinjo dhe as unë, për të menduar largimin”. Bosi zikaltër vazhdoi të thurë lavde aftësive të jashtëzakonshme të trajnerit portugez, por dhe grupit të lojtarëve. “I shoh të gjithë të fortë dhe jam i lumtur”. Morati foli edhe me idenë e hedhur se Murinjo mund të skualifikohet për ndeshjen e fundit të Serisë A, duke pasur në konsideratë deklarimet e tij të fundit. “Nuk besoj se do të skualifikohet, është diçka e ekzagjeruar. Ishte vetëm një batutë. Edhe presidenti i Sienës e kuptoi”. Ish-lojtari i Interit, Nikola Berti, duke folur për mediat italiane tha: “Murinjo është një fitues, ka sjellë me të vërtetë shumë te Interi. Me të është rritu edhe klubi. Nuk është një Inter i “çmendur”, por një skuadër e fortë, e vetëdijshme për forcën e saj, që nuk vuan. Besoj se ka qenë Murinjo ai që ka injektuar këtë mentalitet fituesi, që po e çon shumë larg”. Ish-mesfushori zikaltër foli edhe për finalen e Ligës së Kampioneve kundër Bajernit. “Pas një sezoni të këtij lloji, në të cilin eliminoi skuadra si Çelsi dhe Barcelona, besoj se Interi niset si favorit. Por, ky nuk është më një problem: cilësia e skuadrës, por dhe më e fortë mendërisht”.
11 Maj 2010