E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në MitrovicëSejdiu: Autorët para ligjit

PRISHTINE- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dënoi shpërthimin e sotëm në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë, ku një person mbeti i vrarë u plagosën 11 qytetarë. Shpërthimi ndodhi në kohën kur rreth një mijë serbë po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në Lagjen e Boshnjakëve.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuara për krijimin e një mjedisi paqësor, stabil dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim etnie e besimi. Prandaj, vlerësojmë se aktet e dhunshme si ky i sotmi, janë tërësisht të papranueshme”, nënvizoi presidenti Sejdiu.

Ai ripohoi se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kërkoi nga institucionet përgjegjëse, vendëse dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta ndriçojnë këtë akt, kurse fajtorët t’i nxjerrin përpara drejtësisë.
(s.g/europaelire/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›