Shpejtësia me motor i merr jetën maturantit beratas
Një 18-vjeçar nga qyteti i Beratit ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas aksidentimit rëndë me motor mbrëmjen e një dite më parë. Selman Mulita, 18 vjeç, banor i lagjes “çlirim”, ka qenë duke udhëtuar me motor në rrugën e re në hyrje të qytetit të Beratit kur është përplasur me bordurën në anë të rrugës. I riu u transportua me urgjencë për në spitalin e qytetit, ku dhe mori ndihmën e parë shëndetësore dhe më pas u dërgua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar. Por, me gjithë ndihmën mjekësore të marrë, 18-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në kokë e në trup. Sipas burimeve të policisë rrugore, shkak i aksidentit që i mori jetën të riut ka qenë drejtimi i mjetit me shpejtësi jashtë normave të lejuara.
#