E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Beteja për transparencëdo përshkallëzohet

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri thirrje sot kryeministrit Sali Berisha të zgjidhë krizën politike sepse në të kundërt opozita do të përshkallëzojë edhe më tepër betejën për trasnparencë të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009.
“Kjo është një betejë që do përshkallëzohet përsëri e përsëri derisa Shqipëria të vendoset në binarët e demokracisë”, tha Rama sot në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me gazetarët.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shtoi se në kuadër të kërkesës për transparencë të zgjedhjeve parlamentare të një viti më parë, opozita përshkallëzon tani marrdhëniet me Kuvendin. “Opozita nuk do të votojë asnjë nismë ligjore të paraqitur nga ky pushtet. Ne do të përballemi dhe do të radikalizojmë qëndrimet përballë këtij pushteti cdo ditë e më shumë në mbrojtje të interesave të qytetarëve”.

Rama këmbënguli se situata ekonomike në vend është përkeqësuar dhe se qeveria nuk ka më para në arkën e saj ndaj i është vërsulur depozitave të qytetarëve. “Strategjia jonë dhe objektivi ynë për transparencën është i patjetërsueshëm. Nuk bëhemi ne përgjegjës por ata që na e mohojnë këtë të drejtë. Ka një faktor të tretë midis palëve që është syri zhbirilues i medias. Ne themi shifrat tona për ekonominë, ata thonë të vetat. Ju nuk jeni ping pong por merrini shifrat dhe ballafaqojini”, u shpreh Rama para gazetarëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›