E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea inspirohet nga Arsenali

Menaxheri i Chelseas, Roberto di Matteo, ka përmendur fitoren e Arsenalit ndaj Milanit 3-0 si inspirim për skuadrën e tij para ndeshjes së kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve kundër Napolit të mërkurën.

Ekipi londinez duhet të rikuperojë disavantazhin prej 3-1 për të kaluar në çerekfinale.

“Futbollistët besojnë se mund të fitojmë. Arsenali e bëri atë dhe tani varet nga ne të kemi besimin se mund të bëjmë të njëjtën gjë”, deklaroi Di Matteo për The Independent.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›