E teta e finales, pa derbi
Të hënën është hedhur shorti i të tetës së finales të Kupës së Kosovës në futboll.
Në praninë e një numri të vogël të përfaqësuesve të klubeve, shorti nuk përcaktoi ndonjë ndeshje derbi.
Kampioni në fuqi, Hysi do të luajë me Vitinë, kurse Prishtina do të ketë punë me fqinjin Fushë Kosova.
Ndeshjet do të zhvillohen më 21 mars nga ora 14.00 dhe janë më karakter eliminues. Fitues në fuqi i Kupës së Kosovës është Besa e Pejës.
Çiftet: Hysi – Vitia, Vëllaznimi – Ferizaj, KEK-u – Hajvalia, Liria – Ferronikeli, Ballkani – Trepça ’89, Ramiz Sadiku – Lepenci, Fushë Kosova – Prishtina dhe Istogu – Drita.