Bayerni nuk dorëzohet

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka shtuar besimin se skuadra mund të fitojë titullin në Bundesligë, pas fitores së thellë 7-1 ndaj Hoffenheimit të shtunën.
Gjiganti bavarez ka pesë pikë më pak se lideri Dortmund, nëntë ndeshje para fundit. Lahm është optimist se Bayern mund të shpallet kampion.
“Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyeshme. Ishte 5-0 pas pjesës së parë dhe takimi kishte përfunduar. Duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë. Do të luftojmë deri në fund”, tha Lahm.