E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona grumbullon 5 të padisponueshëm

Argjentina

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Maradona, duket se po kalon një periudhë të vështirë. Kjo u duk qartë në momentin e përgatitjes së listës për miqësoren e 10 shkurtit kundër Xhamajkës. Mes 18 lojtarëve të grumbulluar për të përfaqësuar “seleksionin”, fillimisht Maradona kishte grumbulluar 4 lojtarë të Estudiantesit (Perez, Boseli, Klemente Rodriguez e Soza), por në këtë datë kjo skuadër luan në Kupën Libertadores. Gafa e dytë ishte thirrja në skuadër e Pereiras, i cili të hënën u operua në hundë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›