E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, kandidat i Emirateve të Bashkuara Arabe

Diego Maradona është kandidat për postin e selektorit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Yousuf Al Serkal, kryetari i Federatës së Futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe është cituar të hënën nga mediat lokale duke thënë se argjentinasi është njëri prej tre kandidatëve.

Muajin e kaluar, Maradona ka thënë se do të pranonte detyrën “me kënaqësi”. Nga viti kaluar, legjenda argjentinase është trajner i skuadrës nga Dubai, Al-Wasl.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë në kërkim të një selektori pas shkarkimit të sllovenit Srecko Katanec në shtator të vitit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›