Maradona kërkon falje për humbjen 5-0

Diego Maradona iu ka kërkuar falje tifozëve të Al Wasl pas humbjes katastrofale të ekipit me rezultat të thellë 5-0 nga rivali Dubai, në Etisalat Cup të shtunën.
Legjenda e Argjentinës, aktualisht trajner i skuadrës Al Wasl nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është zotuar se skuadra e tij do të vazhdojë përpara, pavarësisht disfatës së rëndë.
“Është vetëm një pengesë në rrugë, sezoni është i gjatë dhe kjo ishte vetëm një ndeshje. Megjithatë, iu kërkoj falje tifozëve”, tha ai.
Maradona pranoi se bëhej fjalë për një “humbje të madhe” pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, por tha se është koha për të shikuar përpara.
Al Wasl ka konfirmuar “besimin e plotë” ndaj Maradonës, i cili ishte selektor i Argjentinës në Kampionatin botëror 2010, ku u eliminua në çerekfinale nga Gjermania, po ashtu me rezultat të thellë 4-0.