E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reina ishte afër Arsenalit

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina ka bërë të ditur se ishte shumë pranë transferimit në Arsenal, pasi klubi londinez ofroi 20 milionë funte për shërbimet e tij më 2010.

“Arsenali i bëri synimet e qarta duke ofruar 20 milionë funte, një shifër e madhe për një portier. Një pjesë imja ndjeu se ishte brenda të drejtave të mia të konsideroj të ardhmen, edhe pse isha në dyshim. Por, Liverpool e refuzoi ofertën, ishin pronarët e kaluar që bllokuan largimin tim”, shkroi Reina në autobiografinë e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›