Neville, pesimist për Anglinë

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Gary Neville ka thënë se ekipi aktual kombëtar “nuk është i mirë sa duhet” për t’u përballur me skuadrat e mëdha në Euro 2012.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit i bëri këto komente pas barazimit të Anglisë me Malin e Zi 2-2 të premten, që u mjaftoi të sigurojnë kualifikimin për në Kampionatin evropian.
“Çështja e vërtetë është se baza e ekipit aktual nuk është e mirë sa duhet për t’u ndeshur me Spanjën, Italinë, Francën ose Gjermaninë në Euro 2012”, tha Neville për The Mail on Sunday.