Reali, ofertë për Ibrahimoviçin

Real Madrid është duke shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së një oferte për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport, të dielën.
Reprezentuesi suedez kaloi sezonin 2008-09 me trajnerin e tanishëm të Realit, Jose Mourinho në Inter, para se të provojë fatin e tij në Spanjë te Barcelona.
Mourinho gjithmonë e ka konsideruar Ibrahimoviçin si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë dhe spekulohet se synon të ribashkohet me të në Santiago Bernabeu.