E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradona ndryshon mendje: Nuk iki nga Argjentina

"As nuk heq dorë, as nuk iki". Këtë e ka siguruar të enjten në mbrëmje trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, gjatë një konference shtypi, pas një stërvitjeje në prag të ndeshjes së të shtunës në Buenos Aires kundër Perusë. Tekniku argjentinas i është referuar zërave në lidhje me të ardhmen e tij. Para se të fillonte të fliste, ka paralajmëruar gazetarët: "Flitet vetëm për futboll. Të tjerat një herë tjetër". Për sa i përket ndeshjes së radhës Maradona specifikon: "Propozimi im është të rrethojmë Mesin me lojtarë të përshtatshëm për të, pasi kjo ndeshje është karta fituese për ne". Në lidhje me problemet mes tij dhe menaxherit të kombëtares, Karlos Bilardo, Maradona ka takuar një ditë më parë presidentin e AFA-s, Julio Grondona, i cili i ka thënë: "Tani e mbyllim, kur të përfundojnë eliminatoret do të mbylleni në një dhomë dhe thoni gjithçka keni, në kërkim të një zgjidhjeje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›