Juve kërkon Maskeranon: Gati oferta 25 milionëshe
Javier Maskerano është një objektiv i Juventusit, që e kërkon futbollistin argjentinas që në muajin janar, kur edhe do të hapet merkatoja dimërore. Ajo që e ka bërë të ditur ka qenë e përditshmja angleze "The Sun". Drejtuesit e të dy klubeve do të duhet të takohen me njëri-tjetrin gjatë javëve të ardhshme. Klubi bardhezi është i gatshëm të ofrojë 23 milionë sterlina (gati 25 milionë euro). Kontrata e Maskeranos, i cili mes të tjerash zotëron edhe një pasaportë italiane, skadon në vitin 2012. mesfushori argjentinas duket se është i gatshëm për largohet nga "Anfield Road". Juventusi e kishte kërkuar futbollistin që në muajin janar të vitit 2007, para se të kalonte te Liverpuli, kur Maskerano veshte akoma bluzën e skuadrës tjetër të Premier League, Uest Hemit. Gjatë kësaj vere argjentinasi ishte kërkuar edhe nga Barcelona, por klubi britanik kishte refuzuar ofertën e spanjollëve.