Kakavije, sekuestrohen 4 kg heroinë, një në pranga

Një sasi prej 4 kilogramësh lënde narkotike është sekuestruar sot në Kakavijë, ndërsa policia ka arrestuar zotëruesin e saj.
Leonard Gremi nga Fieri është prangosur pasi nga kontrolli i ushtruar atij iu gjet sasia e heroinës. Shtetasi shqiptar po tentonte të kalonte kufirin me Greqinë.
Gremi kishte si qëllim trafikimin e heroinës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të gjetur bashkëpunëtorët e mundshëm.