Morati: “Benitez, me këmbë të mbarë”
Nisi me një fitore bindëse aventura italiane e trajnerit spanjoll të Interit, Rafa Benitez, duke mundur 3-0 Mançester Sitin, pavarësisht shumë mungesave dhe të rinjve të në fushë.
BENITEZ - Masimo Morati, presidenti i klubit kampion të Italisë dhe Europës, e përshëndeti me një duartrokitje fitoren e parë sezonale të Interit të tij. “Ishte një nisje e mirë për Benitezin. Skuadra më la një përshtypje të menjëhershme shumë të mira për lojën e shpejtë dhe më pa fjalë për faktin se ishte shumë mirë e ngjeshur. Mirë të rinjtë, si Kutinjo, të cilët bënë shumë mirë”.
BALOTELI – Numri zikaltër foli edhe për merkaton, por duke heshtur në lidhje me çështjen “SuperMario-Mançester Siti”. “Çdo lojtar jep kontributin e tij dhe këtë dje e dha edhe sigurisht dhe Baloteli. Deri në këtë orë të së hënë, nuk ka akoma lëvizje. Në lidhje me Balotelin di më pak se ju (gazetarët) dhe kur të di ndonjë gjë do t’ua them”.
MAIKON – Në pritje të zyrtarizimit të kalimit të Balotelit te Siti dhe për të kuptuar se nëse Maikon do të përfundojë te Reali i Madridit apo të qëndrojë në “Apiano Xhentile”, do të varet edhe se si do të sillet klubi kampion i Europës në merkato. Përveç emrave tashmë të zakonshëm të Maskeranos dhe Kajtit, në orët e fundit është folur edhe për brazilianin Elano të Gallatasarajit dhe gjermanin Shvajnshtajger të Bajernit të Munihut. Por ishte vetë Morati ai që shuan çdo fantazi të lindur dhe shpresat e tifozëve. “Elano dhe Shvajshtajger? Janë shpikje”.
Roberto Baxho vesh kostumin teknik
Ish-sulmuesi i Kombëtares italiane, Roberto Baxhi, pranoi të udhëheqë sektorin teknik të Federatës Italiane të Futbollit, pas bisedimeve me presidentin Abete dhe atë të trajnerëve, Ulivieri.
“Dhashë pëlqimin tim. Nga ana ime kam disponibiliterin më të madh për të mbuluar rolin e presidenti të sektorit teknik të Koverçanos. Ka shumë sektorë në të cilët duhet të okupohem, pro megjithatë më duhet pak kohë të ambientohem dhe kam nevojë të kuptoj shumë gjera”, - tha ish-lojtari i Juventusit. “Ai i Roberto Baxhos në sektorin teknik dhe operativ do të jetë një rol aktiv dhe operativ: nuk do të jetë një njeri i imazhit’, - tha Ulivieri.
Ministrja kundër Riberisë
Ministrja franceze e Sportit, Rozelin Bashlo, është kundër rithirrjes së Frenk Riberisë dhe Karim Benzemasë në Kombëtare, madje ajo ia ripërsëriti mesazhin e saj edhe trajnerit të ri të bluve, Lorent Blank. “E respektoj Blankun, por më duhet të ritheksoj atë që kam shprehur në të kaluarën, - tha Bashlo për “Europe 1”. – “Jemi duke folur për persona sigurisht të pafajshëm, por mundësia që janë në hetim të thirren në Kombëtare i vendos në vështirësi të madhe”. Riberi dhe Benzema akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë nën moshën e lejuar.
3 Gusht 2010