Shumaker: “Më fal Barikelo!”
Mikael Shumaker tha se do t’i kërkojë falje nëse Rubesn Barikelo e ndjen se ai ka qenë në rrezik pas manovrës bllokuese të gjermanit në Çmimin e Madh të Gjermanisë. Piloti i Mercedesit do të penalizohet me 10 vende në gridën e nisjes në garën e ardhshme pasi ai e shtyu ish-shokun e skuadrës shumë afër mureve mbrojtës të cirkuitit të Hungaroringut. Shumakeri shkroi në faqen e tij në internet. “Manovra kundër ishte shumë e vështirë. Unë nuk doja ta vija në rrezik atë më manovrën time. Nëse ai e ndjen diçka të tillë, unë i kërkoj falje, por nuk ishte e qëllimshme”. Piloti i skuderisë Uiliams, Barikelo, tha se lëvizja ishte më e rrezikshmja që ai kishte përjetuar në karrierën e tij të gjatë dhe tha se gjermani duhej ndëshkuar me flamurin e zi për pilotimin e rrezikshëm. Shtatë herë kampioni i botës mohoi fillimisht se ai që kishte bërë ai ishte një gabim. Megjithatë, pas një reflektimi Shumaker pranoi se ai kishte bërë një gabim. Në fakt, nëse gjithçka do të shkonte keq për Rubens Barikelon ai mund të dëmtohej seriozisht, e ndoshta edhe mund të ishte vrarë, dhe të njëjtën ndjenjë parën edhe shumë njerëz të pranishëm në pistë. Incidenti ndodhi kur të dy pilotët luftonin për vendin e 10-të në klasifikim. Shumakerit, tashmë 41 vjeç, u dha një penallti prej 10 vendesh në Çmimin e Madh të Belgjikës, ndërkohë që incidenti u dënua gjerësisht. “Ishte e tmerrshme”, - tha Edi Xhordan. Komentatori veteran i BBC-së, Muraj Uolker, tha: “Jam një tifoz i madh i Shumakerit, por më duhet të them se taktikat e tij agresive ishte shumë më të larta se ato që ndodhin shpesh”.
Miqësore, Dinamo kundër Real Sociedad
Dinamo do të luajë të mërkurën një tjetër miqësore luksi kundër klubit spanjoll Real Sociedad. Të dielën, Dinamo humbi 4-0 miqësoren e luksit kundër Palemos, një ndeshje e zhvilluar në Sant Veit të Austrisë. Për italianët e Serisë A shënuan Miljaçio (4’ 82’), Hernandez (62’) dhe Bovo (90’+1). Dinamo deri tani ka zhvilluar shtatë miqësore, ku ka fituar katër dhe ka humbur tre
MIQËSORET E DINAMOS
Dinamo-Laçi 1-0
Dinamo-NK Celje (Slloveni) 0-1
Dinamo-NK Koper (Slloveni) 2-3
Dinamo-NK Rijeka (Kroaci) 3-1
Dinamo-Gloria Bistrica (Rumani) 3-1
Dinamo-Inter Zapreshiç (Kroac) 1-0
Dinamo-Palermo (Itali) 0-4
Dinamo-Real Sociedad (Spanjë) 04.08
Dinamo-Nacional (Portugali) 07.08
Estonezi Silagails në provë te Tirana
Estonezi Arturs Silagails mund të jetë përforcimi i ri i Tiranës. Mbrojtësi i rekomanduar nga mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, do të testohet nga trajneri Sulejman Starova, përpara se rekordmenët e Shqipërisë të firmosin me 23-vjeçarin. Bulku dhe Silagails kanë luajtur së bashku në Ukrainë në radhët e Krivbasit.
Kuqo, pas incidentit: “Po e nisim nga zero”
Kombëtarja shqiptare e basketbollit, pasi zhvilloi një fazë përgatitore në Turqi për kampionatin europian, mori pjesë në një turne miqësore në Kosovë, ku ishte e ftuar edhe përfaqësuesja e Emirateve të Bashkuara Arabe, por ky turne nuk rezultoi shumë pozitiv për kuqezinjtë tanë, gjë që u pranua edhe nga kapiteni i përfaqësueses Ermal Kuqo. “Incidenti i djeshëm fatkeqësisht ndodhi diçka që nuk është shumë pozitive si për ne si kombëtare shqiptare ashtu është për organizatorët”, është shprehur Kuqo.
Basketbollisti 30-vjeçar tregoi se incidenti që ndodhi në këtë ndeshje është një problem më vete. Dy minuta nga fundi i periodës së dytë të ndeshjes, fusha e basketbollit u shndërrua në një ring boksi. “Shkaku kryesor ka qenë acarimi i tepërt i lojës. Loja fizike ka arritur deri në limitet maksimale dhe kjo është lejuar nga arbitrat. Në ato momente isha i detyruar të reagoja. Për këtë kam përgjegjësitë e mia, por po mbroja veten”, - tha ai. Në fund Kuqo flet edhe për përgatitjet e përfaqësueses sonë për eliminatoret e kampionatit europian, ku ndeshjen e parë e ka me Azerbajxhanin më 8 gusht. Sipas tij, skuadra është e gatshme për të bërë një paraqitje të mirë, pasi ka lojtarë të rinj me perspektivë. “Ekipi ka bërë hapa shumë të mëdha. Çunat kanë qenë shumë serioz dhe shumë korrekt. Jemi në nivelin zero dhe po përpiqemi t’i ndërtojmë gjërat nga fillimi”, - theksoi Kuqo.
SUPERLIGA,
DITË PAS DITE
ME MERKATON VERORE
BESA
TË ARDHUR (10): Akil Jakupi, Dimitrija Lazarevski, Bekim Aliu, Sead Haxhibuliç, Semir Haxhibuliç, Minas Osmani, Bilal Velija, Markos Dos Santos, Alfred Osmani
TË LARGUAR (10): Orges Shehi, Endri Vrapi, Alban Dragusha, Erbim Fagu, Bledi Shkëmbi, Bledar Mancaku, Daniel Xhafaj, Renato Arapi, Dritan Babamusta, Blerim Hasalla
BYLISI
TË ARDHUR (9): Fjodor Xhafaj, Klodian Salillari, Emiljano Çela, Erlind Koreshi, Elhan Galica, Ermir Strati, Klevis Roshi, Eduardo Ndojdo, Abraham Kabana? Stiv Frashëri
TË LARGUAR (4): Dimitar Kapinovski, Abdurrahman Muhamadu, Alimir Betkoviç, Alban Muça
DINAMO
TË ARDHUR (7): Isli Hidi, Gjergji Muzaka, Nestor Martinena, Esteban Garsia, Isidor Sekseri, Saimir Gjokeja, Dorian Bylykbashi?
TË LARGUAR (5): Elvis Kotorri, Maksimilano Timpanaro, Nikola Delmonte, Bekim Kuli, Pape Diop
ELBASANI
TË ARDHUR (6): Kire Ristevski, Mensur Idrizi, Armando Sadiku, Saimir Gjokeja, Altin Lloga, Endri Bakiu
TË LARGUAR (4): Roland Dervishi, Vinçe Mançevski, Marko Xhangarovski, Hendrit Ferra.
FLAMURTARI
TË ARDHUR (6): Mikel Spaho, Julian Brahja, Bledar Devolli, Daniel Xhafaj, Zekerija Ramadani, Sebino Plaku
TË LARGUAR (4): Argent Halilaj, Devis Mema, Bledion Guga, Ermir Strati
KASTRIOTI
TË ARDHUR (8): Argent Halilaj, Fatmir Caca, Erion Xhafa, Enkel Alikaj, Ilirjan Çaushaj, Marko Rudanjiç, Mario Lonçar, Boris Bakoviç?,
TË LARGUAR (6): Olsi Gocaj, Antonio Rukavina, Vinko Buden, Pllumb Jusufi, Oriand Abazaj, Eleandro Pema
LAÇI
TË ARDHUR (8): Enri Tafaj, Ardian Gega, Liridon Leci, Elton Doku, Flogert Hima, Xhuliano Çeka, Armand Pasha, Shpëtim Imeraj
TË LARGUAR (10): Ervin Llani, Julian Brahja, Taulant Sefgjini, Emiljano Veliaj, Valdano Nimani, Emiljano Çela, Jetmir Nino, Eduard Tanushi, Kelvin Jushi, Arlind Nora
SKËNDERBEU
TË ARDHUR (14): Orges Shehi, Endri Vrapi, Erbim Fagu, Alban Dragusha, Ditmar Bicaj, Jetmir Sefa, Bledi Shkëmbi, Devis Mema, Efim Aksientev, Borçe Mançevski, Vangjel Mile, Davor Bratiç, Luko Biskup, Bong Bertrand?
TË LARGUAR (6): Erlis Frashëri, Milan Guerrib, Enco Malindi, Klevis Roshi, Arlin Xaka, Robert Grizha
SHKUMBINI
TË ARDHUR (12): Elvis Kotorri, Robert Grizha, Renato Arapi, Bledar Mancaku, Emiljano Veliaj, Bekim Kuli, Arlind Nora, Roland Dervishi, Admir Boguçenin, Fuad Salihoviç, Pape Diop?
TË LARGUAR (6): Sasho Gjoreski, Ardi Sekseri, Isidor Sekseri, Ilirjan Çaushaj, Endri Bakiu, Erion Xhafa
TEUTA
TË ARDHUR (9): Alsid Tafili, Erlis Frashëri, Taulant Sefgjini, Jetmir Nino, Brunild Pepa, Andi Bakiasi, Xhevit Kaloti, Samir Sahiti, Flamuer Tahiri
TË LARGUAR (11): Bledian Vashaku, Fatmir Caca, Akil Jakupi, Erion Dushku, Shpëtim Imeraj, Elton Muçollari, Erald Deliallisi, Vangjel Mile, Vilfor Hysa, Bledar Hodo, Arben Likmeta
TIRANA
TË ARDHUR (7): Ilion Lika, Pero Pejiç, Ognien Sinik, Vilfor Hysa, Oriand Abazaj, Ervin Bulku?, Arturs Silagailis?
TË LARGUAR (7): Jetmir Sefa, Devi Muka, Bledar Devolli, Gjergji Muzaka, Ditmar Bicaj, Arbër Abilaliaj, Aleçenu Abraham
VLLAZNIA
TË ARDHUR (8): Mirosllav Vujadoniviç, Olsi Gocaj, Liridon Kukaj, Albert Kaçi, Vioresin Sinani, Valdano Nimani, Daniel Jumiç, Mensur Limani
TË LARGUAR (9): Safet Osja, Edmond Doçi, Enkel Alikaj, Liridon Leci, Sead Haxhibuliç, Bekim Bala (Gençlerbirlixhi, Turqi), Zeljko Mrvaljeviç, Elhan Galica
3 Gusht 2010