Silva nuk largohet nga Man City

Mesfushori David Silva ka theksuar se dëshiron të mbetet në Manchester City edhe pas dy viteve të mbetura të kontratës së tij me klubin derisa është i përqendruar ti ndihmojë skuadrës të fitojë titullin e parë në Premierligë nga viti 1968.
I pyetur nëse do të jetë i interesuar të vazhdojë kontratën, Silva tha: “Krejt çka mendoj tani është ndeshja e së dielës. Kam edhe dy vite në kontratën time dhe gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu. Tani për tani, nuk mendoj për kontratë”.