Maratonisti Valdes

Nga statistikat, të cilat i publikon UEFA në përfundim të çdo takimi të Ligës së Kampionëve, është një e cila zgjon më tepër vëmendje: sa kanë vrapuar futbollistët gjatë periudhës sa kanë qenë në fushë?
Dhjetë, dymbëdhjetë kilometra për mesfushorët, ndërsa gjashtë ose shtatë për sulmuesit janë shifrat e zakonshme. Mirëpo, nganjëherë ato mund të befasojnë syrin e një tifozi.
Të marrim shembullin e fundit: Rubin Kazan-Barcelona. Gjiganti katalan, i pakënaqur me rezultatin 0-0, krijon raste të ndryshme për shënim. Në të ftohtit në stadiumin Centralni vrapojnë të gjithë, edhe për tu ngrohur nga temperaturat e ulëta: Iniesta, Xavi Keita, Toure, por edhe Victor Valdes.
Po, është pikërisht portieri i Barcelonës. Edhe ai në version të vrapuesit. Valdes ka përfunduar takimin me vrapim të përgjithshëm prej gjashtë kilometra e 880 metra. Shifra të pabesueshme nëse i krahasojmë me rivalët e tij.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, i cili u paraqit në San Siro kundër Milanit, ka përfunduar takimin në tre kilometra e 270 metra. Ndërsa Manuel Almunia i Arsenalit kaloi 4.2 kilometra në përballjen me AZ Alkmaar.
Gardiani i Rubin Kazanit, Sergey Ryzhikov në kushte të njëjta me Valdesin, nuk kaloi më tepër se 4.8 kilometra. Duke pasur parasysh se nga pritjet u detyrua ti bëjë vetëm dy, si ka arritur Valdes të kalojë gjithë ato kilometra ? Mjafton ti jepni një shikim ndeshjes së Barcelonës: posedimi i topit i gjigantit katalan 52 minuta (71%) kundër 22 të ekipit rus.
Valdes u desh të lëvizë pandërprerë duke vrapuar rreth zonës së tij për të mbetur i ngrohtë. Nëse je portier i Barcelonës, nuk mund të jesh spektator pasiv.