Vermaelen u përcoll nga mali

Toure mund të shkojë në Manchester City, ne kemi Thomas Vermaelenin, kishte thënë më herët gjatë verës Arsene Wenger, ndërsa shumëkush habitej me të. Çka është duke menduar ky ? Kush është ky Vermaelen ? Por, Wenger e dinte se çka po fliste, e njihte mirë 23 vjeçarin belg për të cilin pagoi 10 milionë euro.
E dija se më përcjellin, një skaut i Arsenalit më ka treguar më pas se ishin fshehur për të më përcjellë pa vërejtur, ka thënë Vermaelen i cili në Arsenal erdhi nga Ajax.
Por, skautët e Arsenalit nuk e kishin përcjellë vetëm në klub dhe nuk ishin të përqendruar vetëm në ndeshje. Ky nuk është stili i tyre i punës. Skauti Steve Rowley shfrytëzoi një grumbullin të Kombëtares belge në Oostduinkerk në mënyrë që të spiunojë futbollistin për të cilin janë të interesuar.
Ai ishte fshehur larg fushës dhe përcolli stërvitjet. Nganjëherë është dashur të ngjitet në dru për të përcjellë të gjitha që i bënte Vermaelen. Menaxher, ky është ai, këtë duhet ta transferojmë, e kishte njoftuar ai Wengerin.
Ajaxit ia paguan 10 milionë euro, ndërsa për vete fituan një mbrojtës kualitativ i cili ka shfaqur talentin e tij, ndërsa realizoi katër gola në dhjetë ndeshje të Premierligës.