E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Mardhëniet mes dy popujve, suksesi ynë"

14/02/2005  Intervistë me Drejtoreshën e Shkollës “Arsekio” në Tiranë, Safo Mazharaki

Gjashtë vjet “Arsekio” në Tiranë. Cili është bilanci i parë që mund të jepni?

Mund të them pa frikë që është pozitiv. Pas gjithë atyre vështirësive të shumta, “Arsekio” e Tiranës shkon çdo vit gjithnjë dhe më mirë. Dhe ne, si drejtues, jemi të kënaqur me mbarëvjatjen e shkollës.

Në fillim funksionimi i “Arsekio” në Tiranë u cilësua si një “eksperiment”. A rezultoi kjo me sukses?

Pa rezerva dhe pa frikë do të thosha “po”. Ka qenë një nismë që vazhdon të japë frytet e saj. Dhe shpresojmë që të ecë akoma më mirë.

Nga 77 nxënës në vitin 1998, sivjet numri i tyre i kaloi në 300. Çfarë shpresoni për vitet e ardhshme?

Një rritje të qëndrueshme të numrit të nxënësve, duke u shoqëruar kjo paralelisht me rritjen dhe pasurimin e nivelit, me qëllim që emri tashmë i afirmuar “Arsekio”, të bëhet një pikë referimi. Shqipëria ka nivel të lartë arsimor dhe kjo na bën të jemi më të sigurt se do të ecim përpara.

Bashkëkzistenca e nxënësve shqiptarë dhe grekë a jep fryte të miqësisë?

Sigurisht. Këtë gjë e jetojmë në mënyrë të përditshme, e shikojmë në mënyrë karakteristike të materializuar në veprimtari të larmishme të shkollës sonë.

Në Tiranë ka shkolla private nga shtete të tjera. Çfarë e bënë “Arsekio” që të veçohet dhe të cilësohet si një nga shkollat më të mira?

Atë që në mënyrë të përpiktë mund ta quajmë “fryt i miqësisë”. Kjo është “Arsekio”. Nga viti në vit kemi pasur përmirësime dhe nxënësit dhe familjet e tyre e kanë kuptuar që është një shkollë me nivel të lartë dhe cilësor.

Në Shqipëri, sipas studimeve, greqishtja flitet prej shumë personave si gjuhë e dytë, duke mos anashkaluar faktin se, arsimimi grek nuk venitet në zonat e minoritetit. Si e shpjegoni këtë?

Arsimimi grek në Shqipëri shkon në mënyrë të qëndrueshme drejt një “pranvere të dytë”. Përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve kontribuon në këtë drejtim. Mbi të gjitha, adhuruesit e gjuhës greke e përvetësojnë atë gjithnjë e më tepër.

Ka edhe shumë kurse për greqishten. Përse gjithë kjo kërkesë?

Sepse gjuha greke dhe arsimimi grek kanë rrënjë të thella në këtë vend. Gjithashtu, në Shqipëri veprojnë kompani të ndryshme greke, të cilat kanë nevojë për kuadro. Është i detyrueshëm në një farë mënyre që këta punonjës të dinë greqisht dhe janë të detyruar të hyjnë në kurse për ta përvetësuar atë.

A lexojnë shqiptarët e sotëm Kazanxaqis apo Kavafis?

Sigurisht. E njohim mirë letërsinë greke dhe mundohen të marrin sa më shumë njohuri në lidhje me të. Madje përkthime të mira rriten nga dita në ditë edhe për shkrimtarë të tjerë.

Mendoni se tashmë shqiptarët “marrin pjesë në arsimimin grek” në një nivel të konsiderueshëm?

Kjo gjithnjë qëndron. Tashmë, shqiptarët bëjnë pjesë në arsimimin europian. Dhe duke pasur parasysh këtë fakt, mendoj se është një përparësi dhe për gjuhën greke.

Ky zhvillim sa ndihmon në mirëkuptimin mes dy popujve?

Të gjitha sa theksova me sipër, janë një përgjigje e kësaj pyetjeje. Dhe pikërisht, ky është qëllimi ynë, të ndihmojmë në mirëkuptimin mes popujve. Dhe nuk kam asnjë dyshim që bashkëpunim dhe mirëkuptim do të ketë gjatë gjithë kohës.

Si ndikon sistemi arsimor në shkollën “Arsekio”?

“Arsekio” funksionon si urë ndërmjet gjuhëve dhe kulturave, kjo është veçanërisht e rëndësishme në një vend, tek i cili liria dhe demokratia ecin përpara dhe konsolidohen gjithnjë e më shumë.

Te diplomuarit me origjinë shqiptare a kanë ndërmend që të vazhdojnë studimet ne Greqi?

Sigurisht, shumë prej tyre e dëshirojnë një gjë të tillë. Dhe do të jetë një përvojë e madhe për të gjithë personat që do të japin kontributin e tyre në Greqi.

Sipas mendimit tuaj, cili është elementi më thelbësor i përpjekjes së miqësisë së dy popujve?

Lufta graduale dhe me përpjekje të koordinuara kundër dyshimit, mungesës së besimit, që ka qenë e kultivuar për breza të tërë.

Cilat gabime mendoni se duhet të korrigjojnë të dy shtetet?

Të luftojnë pikërisht këtë dyshim. Dhe në këtë çështje, “Arsekio” vendos çdo ditë gurin e vet. Është një shkollë që mëson se bashkëpunimi i ndërsjelltë mes popujve, sjell veç të mira dhe përparësi.

Si është për një greke që të jetojë vazhdimisht në Tiranë?

Në fillim shumë e vështirë. Me kalimin e kohës, normalizimin e gjendjes dhe me njohjen graduale të njerëzve, gjërat bëhen shumë më mirë. Dhe atëherë bëhesh pjesë e shoqërisë duke marrë në një farë mënyre karakteristika të vendit ku jeton.

Çfarë ju shplodh si njeri?

Kontakti im i përditshëm me fëmijët, bashkëpunimi me pedagogët dhe momentet kur shikoj se vepra ime përligjet në fytyrat dhe në përparimin e fëmijëve. Fëmijët janë frymëzim dhe të japin vazhdimisht kënaqësi.

Cilët janë faktorët që ndikojnë te ju për t’ju dhënë kurajë të vazhdoni?

Investimi që është bërë në shkollën tonë, mundi që kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim për të ngritur këtë kult të arsimit dhe të dijes. Këto pamje që shpërblejnë përpjekjet dhe mundin e të gjithë personave që marrim pjesë në veprën e “Arsekios" dhe marrim forca për të vazhduar.

Si e konsideroni ju arsimin?

Mjeti i shkëlqyer me të cilin popujt mund të bashkekzistojnë dhe jetojnë në mënyrë paqësore. Në shërbim të tij unë vura veten time.

Cilët kanë qenë ideatorët e kësaj shkolle?

Shoqëria filoarsimore, domethënë shkollat “Arsekio" dhe presidenti i Këshillit Administrativ, Rektori i Universitetit të Athinës, Georgios Babiniotis, që është edhe frymëzuesi kryesor i krijimit të “Arsekio” të Tiranës.

(Marrë nga e përditshmja greke “TA NEA”)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›