Rruga e vështirë e Fatos Nanos
14/02/2005 Askush nuk do t’a kishte menduar se Fatos Nano, i ardhur si triumfator, nga burgu në pushtet, pas ngjarjeve të vitit 1997, do përbente një fenomen i cili do të perëndonte më shpejt se ai që u quajt fenomeni Berisha (pra fenomeni autoritar) në politikën shqiptare. Dy faktorët më kryesorë që e paralajmërojnë një perëndim të shpejtë të kryeministrit aktual Nano, janë së pari, zhvillimet brenda politikës shqiptare dhe së dyti, raporti i Brukselit me qeverisjen e sotme. E ndërsa forcat politike në Shqipëri janë në ditët e kalkulimeve të tyre të fundit për fushatën elektorale, BE nëpërmjet shefit të saj Baroso, e ka paralajmëruar së fundi kryeministrin Nano, drejt për së drejti dhe në mënyrën më të qartë të mundshme, se ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në këtë organizëm, varet nga standardet e zgjedhjeve parlamentare, duke shprehur dyshimet e veta serioze rreth këtij procesi. Po të jetë se Brukseli do të kishte simpati për Nanon, në rastin më të keq do të kishte heshtur, ndërsa në rastin më të mirë, çështja do të ishte fare e thjeshtë, ai do ta kishte nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit me qeverinë aktuale shqiptare. Nga ana tjetër, nuk duket që Brukseli e ka gjetur njeriun e besuar në Shqipëri, për të dhënë shenjat e një mbështetjeje. Shqipëria është në kushtet kur nuk gjendet sot asnjë figurë karizmatike, siç ishte p.sh. Berisha i vitit 1992, ose deri diku Nano i vitit 1997, që të gëzojë mbështetjen e padiskutueshem të perëndimit, në procesin e integrimit të saj në Europë. Kjo edhe per faktin e thjeshtë se perëndimi, nuk mund të dalë jashtë llogjikës së zhvillimeve të brendshme në Shqipëri. Përderisa faktorët kryesorë në kushtet e sotme vazhdojnë të mbesin Nano dhe Berisha, ku i pari i ka marrë paralajmërimet ndërsa i dyti vazhdon të paguajë, ndonëse në mënyrë të zvogëluar, problemet e krijuara për shkak të qeverisjes së mëparshme të tij, s’ka se si faktori ndërkombëtar të “pjellë” figura absolutisht të mbështetura. Për pasojë, do të jenë zhvillimet e brendshme, ashtu siç janë, me ato lojtarë që janë, që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve dhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë.
Në këto rrethana, prognoza e perëndimit të fenomenit që deri më tash ka përfaqësuar herë reformatorin dhe herë autoritarin, herë viktimën dhe herë xhelatin, herë komunistin dhe herë demokratin, herë të shiturin dhe herë patriotin, herë të ndershmin dhe herë të korruptuarin, pra që ka përfaqësuar në të njëtën kohë edhe dy ekstremet bashkë e që identifikohet politikani Fatos Nano, vjen pikërisht, për shkak të pamundësisë së partisë së tij, për t’i fituar e vetme zgjedhjet e ardhshme parlametare si dhe pamundësisë së manipulimit të tyre, si pasojë e mbikqyrjes së rreptë të procesit, nga institucionet ndërkombëtare.
Rënia në progres e popullaritetit të PS-së për shkak të tendencave të djathtizimit artificial të paprinciptë dhe të paorientuar të saj, të shoqëruar me korrupsion “të ligjshëm” si dhe relevanca gjithnjë dhe më e madhe në të majtë e partisë së Ilir Metës, e shoqëruar me vendosmërinë e tij për të mos bashkëpunuar me një PS me Nanon në krye, e bën të pamundur fitoren e saj në kushtet e ligjit ekzistues elektoral me një raund. Në këtë mes duhet dalluar një gjë, që ka të bëjë me PS-në dhe Nanon; nëse Nano praktikisht e ka të pamundur të jetë sërish në pushtet në krye të socialistëve (kam parasysh këtu edhe socialistët e Ilir Metës), kjo mundësi nuk përjashtohet deri në këtë masë për PS-në. Ata që e konceptojnë PS-në në raport me Nanon, ashtu siç e konceptonte poeti Majakovski, Leninin në raport më partinë e tij, duhet të marrin mbi vete të gjitha “mëkatet” e udhëheqësit të tyre në kushte krejt të tjera. Tani për tani, disa gjëra duken të sigurta: që Nano do të jetë në krye të fushatës së PS-së në këto zgjedhje dhe do të përpiqet të provojë shansin e fundit të tij (shpresa për të përdorur formula, që mund të aplikohen në përpjekje për të dhënë vota për aleatët e tij inekzistentë dhe për t’i futur ata në llogarinë e proporcionalit, pra për të realizuar një “dushk të dytë” praktikisht do të jenë shumë të vështira për t’u realizuar, për shkak se do të rrezikonin vetë PS-në, e cila mund të merrte më pak vende në parlament nga sa është proporcionali real i saj, duke u kthyer në shifrat e vitit 1992), që maxhoritari është ai që do të përcaktojë partinë e parë në zgjedhje dhe që me siguri, do të jetë partia në pushtet, që asnjëra prej partive nuk do të arrijë që në maxhoritar të kapë numrin e 71 vendeve në parlament d.m.th., që pushteti i ardhshëm do të jetë një koalicion i detyruar; që përveç PS-së së sotme, asnjë prej partive të tjera (qofshin këto edhe aleate të PS-së) nuk e duan Nanon në postin e Kryeministrit, pra që ai nuk do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Çështja shtrohet edhe për sa kohë Nano do të vazhdojë të jetë në krye të PS-së.
Karta e fundit që mund të synojë të luajë kryeministri i sotëm, mund të jetë padyshim, karta e ngjitjes së tij në postin e presidentit. Kjo është një arsye që mund ta detyrojë Nanon të bëjë çmos, të qëndrojë në krye të PS-së, të shumtën, edhe për dy vjet të tjera. Por, edhe kjo kartë do të jetë shumë e vështirë të luhet, nëse opozita e sotme do të jetë në pushtet. Berisha dhe Nano i kanë mësuar njëri-tjetrit shumë gjëra, ashtu si Berisha i “mësoi” atij sjelljen autoritariste, ai mund t’i “marrë” Nanos mënyrën e blerjes së deputetëve në raste të tilla (jo se do ta bënte Berisha vetë, por frika e zgjedhjeve të parakohshme). Sigurisht, që Nano do ta dëshironte shumë postin e presidentit, qoftë edhe për curriculum, madje duket se kjo gjë mbetet një nga ëndërrat e parealizuara të tij, por që është e pamundur të arrihet pa pasur mbështetjen e krahut tjetër. Pavarësisht nëse Nano dhe aleatët e tij mund të kenë siguruar paraprakisht një shumicë bllokuese në parlament (pra 40%) për rastin e zgjedhjes së presidentit, në Shqipëri është provuar se shumica të tilla mund të bëhen fluide brenda një nate. Por edhe sikur të mos ndodhte kështu, krahu i djathtë do të ishte i gatshëm të pranonte më parë zgjedhje të reja, sesa Nanon në postin e presidentit. Pra, në rastin e kalimit të PS-së në opozitë, rënia e Nanos nuk mbetet më në dorën e tij, por në dorën e të tjerëve.
Nuk ka dyshim që post-zgjedhjet e sivjetshme do të nxjerrin një Nano të dobësuar shumë, në raport me pozicionin e tij të mëparshëm politik dhe një Berishë të disiplinuar (pra jo komandant) nga zhvillimet e reja brenda partisë së tij.