Masteri i Studimeve Evropiane, punësim edhe në perëndim

14/02/2005 Pritet akreditimi në një Universitet Evropian, pasi standartet janë plotësuar. Kush mund të aplikojë, kriteret dhe punësimi
Studentët që po mbarojnë masterin e Studimeve Evropiane, së shpejti do të kenë shanse për të aplikuar për punë në institucione të ndryshme në vende të Europës. "Po punojmë që të sigurojmë një akreditim nga një universitet europian. Për këtë duhet të përmbushim disa standarte. Jemi duke e kryer këtë proces dhe shpresojmë që së shpejti, ta arrijmë akreditimin e shkollës nga univesiteti i Bonnit apo universitete dhe qëndra të tjera të huaja", thotë Prof.Dr.Nikoleta Mita, Drejtore e Qendrës së Studimeve Unviersitare, në Universitetin e Tiranës.
Universiteti i Tiranës është pjesë e një rrjeti studimesh pasuniversitare për çështjet europiane, që drejtohet nga Qendra e Studimeve për Integrimin Europian, në Universitetin e Bonit.
Pas dy vitesh, studentët e saj fitojnë titullin "Master" që mund t´u jetë i dobishëm për t´u punësuar në vend, por edhe jashtë Shqipërisë. Shkolla e Tiranës ka hapur vende dhe pranon edhe aplikantë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
"Kemi si mision përgatitjen e specialistëve dhe studiuesve të çështjeve europiane; kontributin për të informuar dhe ndërgjegjesuar publikun për problemet e integrimit europian, kultivimin e vlerave europiane dhe asistencën për shoqërinë dhe qeverinë e Shqipërisë në procesin e integrimit të vendit në BE", thotë Mita.
Mundësitë
Ndërkohë që pritet njohja e këtij masteri në Evropë, kjo qendër ka nisur një bashkëpunim shumë të frytshëm me Ministrinë e Integrimit Europian. Do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Jashtme dhe njëkohësisht, po punon për të krijuar një rrjet të bashkëpunëtorëve dhe qendrave të tjera simotra, për të koordinuar veprimet dhe krijuar një sinergji, që t'i shërbejë më mirë përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë në Europë. Moment tjetër i rëndësishëm është se, shkolla po krijon bashkëpunim me universitet e rajonit që pritet të konkretizohet me një master të përbashkët me Maqedoninë. "Por, në shkollën tonë kemi hapur vende dhe pranojmë edhe studentë nga Kosova dhe Mali i Zi", thotë Mita.
Kriteret
Për të marrë titullin master në këtë shkollë, pranohen të diplomuar nga universitetet e vendit por edhe të huaja, në degët e shkencave sociale, të drejtësisë, të historisë, filologjisë, gazetarisë. Një kriter tjetër, është njohja dhe zotërimi i mirë i gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera europiane, sepse një pjesë e mirë e leksioneve zhvillohen në anglisht. Ndërkohë, edhe literatura që përdoret është në 90 për qind të saj, në gjuhë të huaj.
Lektorët gjermanë
Qëndra e Studimeve të Integrimit Europian në Universitetin e Bonit, ka organizuar disa seminare me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore, për të formësuar programet mësimore. Kontributi i saj lidhet me dhënien e modeleve për të ndërtuar programin tonë. Lektorë nga ky universitet kanë ardhur në Tiranë dhe kanë mbajtur ligjërata për çështje të ndryshme të integrimit europian.
Punësimi
Këta studentë pas universitarë, pas mbarimit të masterit mund të punësohen pranë administratës qëndrore, në Drejtoritë e Integrimit Europian, ose në projekte që qeveria e Tiranës po zhvillon dhe që synojnë zgjidhjen e çështjeve të integrimit europian. Një mundësi tjetër është punësimi pranë zyrave të institucioneve europiane në Shqipëri, pasi mund të aplikojnë dhe të përzgjidhen; mund të punojnë pranë mediave elektronike dhe shtypit të shkruar, pasi kualifikimi i tyre i ndihmon për të punuar në redaksitë që mbulojnë këto probleme.
Standartet që duhet të plotësohen
Së pari duhet të jetë një kurrikul, një plan mësimor, që duhet të përfshijë një rreth fushash që sigurojnë formimin në studime europiane. Ne këtë e kemi përmbushur. Së dyti, dokumentacioni pedagogjik duhet të jetë i shkruar sipas standartit europian. Së treti, pedagogët që japin mësim, duhet të kenë kualifikimin përkatës. Këtë po e plotësojmë përmes lektorëve të huaj dhe pedagogëve tanë që janë me gradë dhe tituj të lartë- profesor, profesor i asociuar- por njëherazi, shkolla duhet të plotësojë dhe disa kushte që kanë të bëjnë me infrastrukturën e saj, që është plotësuar. "Ka mbetur të vijë një ekip i huaj për të konstatuar se në ç´nivel i kemi përmbushur standartet që të fitojmë më pas njohjen zyrtare nga një universitet europian", thotë Mita.
Drejtohet nga Universiteti i Bonit
Shkolla ka filluar të funksionojë në bazë të projektit TEMPUS të BE. Ajo është bërë anëtare e rrjetit të qendrave të studimeve europiane, rrjet që drejtohet nga Qendra e Studimeve të Integrimit Europian, në Universitetin e Bonit, Gjermani, e cila asiston në përzgjedhjen e kurrikulave të shkollës dhe në disa veprimtari që janë organizuar në kuadër të integrimit europian. Lektoreë nga ky Universitet kanë mbajtur ligjërata në shkollën tonë dhe jemi në një bashkëpunim të vazhdueshëm me ta.