Shendi i një festivali...vetëm puna
14/02/2005 Pak muaj pas jehonës së Festivalit të 43-të të Këngës në RTSH, refleksioni organizativ i kësaj veprimtarie vjen nga drejtori i Radio Tiranës, njëkohësisht dhe drejtor artistik i festivalit; çfarë ngjau pas kuintave; si u prit festivali nga kritika dhe opinioni publik
Gëzim Podgoricës i ka rënë shansi që në dy vitet që drejton Radio Tiranën, të shohë të realizuar përfundimisht endrrën e këngëtarëve për të marrë pjesë në Festivalin Evropian. Kur këtë vit, fituesit të festivalit të 43-të të këngës së lehtë i është hapur automatikisht rruga për skenën e evropianit pasi një vit më parë këngëtarja Anjeza Shahini zë vendin e shtatë. Protagonisti i hapjes së kësaj rruge, të konkretizimit të ambicijes së muzikës shqiptare, është dhe Podgorica që këtë vit ishte dhe drejtori artistik i festivalit. Shendi i kësaj veprimtarie pa dyshim që konvertohet prej Podgoricës vetëm më fjalët; mund, djersë dhe shumë; sigurisht dhe i hapur për të pritur kritikat. Refleksioni, pas dy muajve i ngjarjes më të madhe të muzikës në Shqipëri.
Duke iu rikthyer pak festivalit të 43-të të RTSH-së, në në cilësinë e drejtorit organizativ të festivalit, ç’ndjenjë përgjegjësie mbanit mbi vehte nga një veprimtari e tillë, që ruan gjithë këto vite të njëjtat përmasa?!
Sinqerisht ndjej kënaqësi të një lloji të veçantë. Festivali është ngjarja më e madhe e vitit në fushën kulturore në shkallë vendi, madje edhe përtej. Ai nuk është thjesht një shkëlqim por një vlerë. Vlerat gjithmonë duan mund, punë, djersë, angazhim. Besoj se ia arritëm. Kishte vite që mungonin emra me peshë si: Sh. Saraçi, A. Hila, S. Tili, V. Kotani (kompozitorë) apo Ledina Çelo, Rovena Stefa, Redon Makashi, Soni etj., etj., që tok me këngëtarët e tjerë pjesëmarrës falën mbresa e emocione mjaft simpatike tek shikuesit si në sallë ashtu dhe në ekranin e TV shqiptar dhe Eurovizion.
Shumë angazhime, por cilat janë pikat më kyçe në një festival, që të jetë i sukseshëm?!
Domosdo angazhimi është i shtrirë në shumë plane, por më kryesoret ishin:
a) të krijohej një garë e fortë artistike (kjo u realizua me takime direkte me kompozitorët që i afruam dhe rritën besueshmërinë në vlera reciproke. Erdhën vërtetë materiale të mira. Pjesëmarrja në 3 kompeticione: a) festivalin Europian, b) festivalin Mesdhetar, apo festivalin Europian të të rinjve, kërkonte këngë që i përgjigjen niveleve të këngëve që këndohen në Europë, tepër të zhvilluara, cilësore, si në tekst ashtu dhe në muzikë. Pastaj shoqërimet me grupe baleti, apo përgjegjësia e transmetimit direkt.
b) Përcaktimi përfundimtar i këngëve krijuese ku nga 70 u shoshitën 32 këngë. Kurdoherë në ballë një staf shumë cilësor me emra sa të njohur aq të mëdhenj si A. Kaçinari, S. Ishmaku, G. Mullai, F. Radi me në krye regjizorin e palodhur Pali Kuke. Nga ne organizatorët kërkohej që kënga të kishte shijen e publikut, gjë që u arrit jo keq. U promovuan vlera artistike. Ingrid Jushi, Mimoza Ikonomi, Kujtim Prodani, Olsa Spada, Dueti Gjylbegu-Arapi, Jonida Maliqi etj., etj., u rikthyen disa herë në skenë nga duartrokitjet.
Por u vu re se festivali i këtij viti, pati shumë bujë përpara organizimit, gjë që vitet e tjera s’ishte kaq lart. Ishte thjesht sa për zhurmë apo kishit një kënndvështrim të ri?!
Po, një pyetje mëse e drejtë. Jo, jehonën se bëmë vetëm për zhurmë, reklamë, por donim të jepnim vlerat e vërteta që mbarte festivali. Donim që motivi shqiptar të shikohej e të ndjente atë evropian. Stafi ia arriti. Bënë gjetje funksionale. Rritja kredenciale e festivalit do punë, do djersë, do art do kulturë. Ndoshta ky ishte dhe një kënvështrim i ri ku ne synonim disi më shumë se vitet e tjera.
Mos ndikuan në këtë publicitet edhe të ftuarit, që i dhanë një vlerë të veçantë festivalit?
Kuptohet, të ftuarit ishin një peshë jo e vogël. Prania e Ruslanës, këngëtaren fituese të festivalit europian, Luka Barbarosën, Linda Valorin, apo këngëtarin hit maqedonas Toshe Projeski, ishin sa befasi aq dhe rritje vlerash. Janë figura europiane, që njihen e nderohen për vlera tepër të larta. Kontaktet personale, pse jo dhe respekti që ndjenin për këngën tonë ishte vërtetë frytdhënës. Të angazhohesh për figura të tilla, është një përgjegjësi jo fort e vogël!…
Të angazhosh rreth 300 vetë, duke pasur parasysh vlerat e përgjegjësitë që kërkon një festival kënge është jo pak. Gjetët mbështetjen e duhur apo?!…
Financa, është një problem shumë delikat, por pa u zgjatur falenderojmë KESH-in dhe Albtelekomi. Privatët çuditërisht janë të vështirë në këtë drejtim. Duhet nënvizuar kujdesi i veçantë që dha drejtuesi i përgjithshëm i Radio Televizionit z.Zheji, që përherë ishte pranë problemeve tona deri në zgjidhjen e plotë të tyre. Apo s’kishim dhe një audiencë të gjerë si këtu, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe më gjerë.
Prezantimi i festivalit, një pikë kyçe. A e justifikuan pozicionin e tyre delikat Leon Menkshi dhe Hueida el Sajed?!…Regjia e zgjidhi drejt këtë barrë shumë të vështirë që kërkon ky aktivitet?
Vërtetë, po kënaqem me këto gjetje pyetjesh, sepse shumë rrallë gazetarët tonë janë ngacmues cilësorë në fushën e artit sepse duan të zhurmojnë vetëm në politikë. Roli i shoumenit është i vështirë, sa peshë aq madhështi, aq kulturë, aq jehonë, ngrohtësi pse jo dhe duartrokitje. Të mirënjohurit Adi Krasta e Ardit Gjebrea ndonjëherë kanë dhe ato mbingarkesat e tyre. Vërtetë janë ajka të prezantimit të skenës, por shoumenët janë të rrallë. Ndoshta nuk ishin në atë peshën e 2 të parëve por dhe Leoni dhe Hueida u munduan dhe dhanë vlera artistike.
Gjithmonë ka skena apo prapaskena të çastit, ndodhi ndonjë në këtë festival?!
Po ja, në provën e përgjithshme të dt. 16 dhjetor në ora 12.00 u fikën dritat në Pallatin e Kongreseve me preteksin të mosshlyerja e faturës së energjise elektrike, kur në mbrëmje kishim shfaqjen deçizive. Konceptoni ç’tensione kemi pasur ato minuta derisa u zgjidh problemi. Tjetër (qesh)- Po shkonim të merrnim Luka Barbarosën në Rinas, kur një aksident rrugor bllokoi trafikun, dhe këngëtari i ftuar në vend që të pritej me lule nga ne, ai na priste ne nën shi. Çfarë t’ju them tjetër...
Drejtori është organizimi, por violinë e parë mbetet regjizori. ”Violina e tij diti të cicëronte si duhet”?!...
Prej vitesh z. Pali është shquar për vënien në skenë të veprimtarive më kulmore në shkallë kombëtare. Shquhet si një gjetje artistike ashtu dhe arritje figurash. Ndjehem disi i vogël të flas për vlerat artistike të tij. Regjizura është art sa kompleks aq i veçantë. Kërkon, sa kulturë të lartë aq dhe gjetje, forma që spektatori të marrë emocione sa më kulmore.
Një pjesë e këngëve u shoqëruan me balet, gjë që i dha mjaft këngëve vlerë, duke rritur emocionet e shikuesit, kështu. Një gjetje e regjizorit e komplet këshillit artistik?!
Vërtetë qe shumë mbresëlënëse shoqërimi në balet i disa këngëve. Një gjë e tillë entuziasmonte emocionalisht më shumë atë që shikon, njëkohësisht dhe vetë këngëtarit apo këngëtares i jep një shtysë më të fuqishme interpretimi. Grupi i baletit, me në krye Arjan Sukniqin s’do koment për vlerat që jep. Pastaj tekstet, ato s’mund t’i bëjë kushdo, por një kategori. Vlerat e Jorgo Papingjit, Agim Doçit, Arben Dukës, Pandi Laços, etj., mbeten gjithmonë mbresëlënës.
Mirë gjatë festivalit, por gjithmonë më pas, reagime, opinione, ku faturën e merr organizatori, pra kryesisht ju drejtori ekzekutiv i këtij aktiviteti madhor mbarëkombëtar?!
Po, mëse e vërtetë, kemi shumë lëvdata por dhe ndonjë kunj me humor e pa humor. Puna i ka gjithmonë këto, sidomos kur shpalosen vlera ka dhe ndonjë gjë të vogël që kalon si pa u vënë re. Unë i shoh vlerat në 2 plane. a) në vlerësimin që i bëhet festivalit, dhe b) dhe si pjesë e një gare të fortë artistike. Ku ka gjë më të bukur që çmimet ishin në sinkronizim juri + televotim. Juritë e rretheve ngjallën shumë polemika sepse kanë shumë subjektivizëm në gjykime.
Kënga fituese, vërtetë ishte e përzgjedhura në vlerësim nga të gjithë?!
Po, kënga e kënduar me aq pasion nga këngëtarja e mirënjohur Ledina Çelo, si në interpretim, tekst, muzikë, balet, në të veçantat e komplekset e saj i sfidoi të tjerat. Këtë jua them me kopetencë të plotë.
Festivali mbaroi në 19 dhjetor, apo do të vazhdojë të jetojë deri në dhjetorin e ardhshëm?! Do të shuhet si një meteor apo do të dijë të ndriçojë në qiellin e artit?!
Vërtetë si datë shfaqje ishte periudha tre ditore 16, 17, 18 por këngët do vazhdojnë të këndohen në Radio-Tirana, Televizionin Kombëtar Shqiptar, e kanalet e tjera televizive. Këto do t’i servirim shpeshherë gjatë muajve e ditëve pasardhëse. Po punohet për hedhjen në treg të kasetës në këngë si për radio magnetofonë, ashtu dhe vizive, nga studio qëndrore e R.T.V.SH-së. Fituesja e vërtetë në fund të fundit, do të mbesë në buzët e njerëzve, në ringtonet e celularëve.